Të kesh një fëmijë në makinë nuk është diçka edhe aq e thjeshtë për t’u menaxhuar, ajo kërkon një përgjegjësi të madhe. Kjo përgjegjësi shkon përtej lidhjes me rrip të fëmijës ndërsa është në sexholino. Në të vërtetë duhet të keni parasysh edhe disa rregulla që duhen zbatuar!
1. Mos e mbani fëmijën jashtë sexholinos
Pra, asnjëherë nuk duhet ta mbani fëmijën në krah ndërsa jeni në makinë. Ai duhet të qëndroë gjithmonë i lidhur në mënyrën e duhur në sexholino.
2. Mos i jepni të hajë pa ndihën tuaj ushqime me shkop
Qoftë akullore, lëpirëse dhe çdo lloj ushqimi tjetër të kësaj natyre. Në një moment frenimi të papritur ajo mund të lëndojë fëmijën.
3. Mos vendosni objekte në pjesën e pasme të makinës
Nuk ka rëndësi nëse janë objekte me peshë të lehtë apo të rëndë. Në një moment ato mund të bien mbi fëmijën me një forcë të caktuar dhe ta lëndojnë atë.
4. Mos e lidhni fëmijën në sexholino nëse është i veshur trashë
Xhupi nuk duhet të mbahet asnjëherë veshur ndërsa fëmija është në sexholino, kjo pasi në një moment ai apo xhaketa mund të shkaktojnë probleme. Nëse bën shumë ftotë do t’ju këshillonim të vendosnit një batanije të hollë dhe të vogël sipër fëmijës.
5. Mos e vendosni asnjëherë fëmijën të flejë në sexholino
Ajo nuk është krijuar si një vend për gjumin e fëmijës, dhe nga kjo mund të lindin shumë probleme me frymëmarrjen, sidomos nëse fëmija është lidhur me rrip ndërsa është me xhupin veshur.
Lexoni edhe: Si ta qetesoni femijen ndersa eshte ne sexholino
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu