Mos harroni se nuk keni alternativë të dytë. Fëmija duhet të ulet gjithmonë në sexholino nëse është brenda automjetit!
Fëmija juaj nuk dëshiron të qëndrojë në sexholino? Ja si ta bindi!
• Fëmijët deri në 9 kg duhet të qëndrojnë në sexholino të vendosur në drejtim të kundërt të lëvizjes. Nëna mund të qëndrojë pranë tij dhe ta qetësojë nëse fillon të qajë.
• Mbani disa lodra të preferuara nga fëmija në çantën tuaj. Një lodër që e përdor vazhdimisht do t’i japë siguri dhe qetësi. Edhe një këngë që e pëlqen do ta ndihmoj sidomos nëse këndohet nga nëna apo babai.
• Në disa raste fëmija mund të qajë pasi sexholinoja nuk është e rehatshme. Zgjidhni një që t’i përshtatet moshës dhe përmasave të fëmijës. Kujdes me rripat e lidhjes pasi mund ta shkaktojnë ato problemin.
• Vëzhgoni nëse dielli bie në fytyrën e fëmijës dhe krijon bezdi. Fëmija duhet të mbrohet nga dielli në mënyrë që të ndihet rehat, por kini parasysh që ndërsa pengoni diellin të mos pengoni edhe pamjen e rrugës. Kështu fëmija do të shikoj përreth.
• Nëse fëmija vazhdon të ndiejë bezdi pavarësisht masave të mësipërme, duhet të flisni me mjekun pasi ka disa fëmijë të cilët i zë makina që në muajt e parë të jetës. Ai do t’ju japë zgjidhjen e duhur në varësi të moshës së fëmijës.
Lexoni edhe: Ja cfare nuk duhet te beni nderse femija rri ne sexholino
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu