A eshte normale qe nje bebe te kete gjakderdhje nga goja?
Zakonisht bebet që ushqehen me qumesht gjiri mund tu ndodhë që të nxjerrin qumësht të hollë nga goja ashtu si bebet që ushqehen me formulë nxjerrin nga goja një lëng të ngjashëm me kosin. Kjo është shumë normale, por nëse fëmija nxjerr gjak nga goja ka një arsye dhe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku për të verifikuar.
Disa prej arsyeve se përse bebi mund të nxjerrë gjak nga goja janë:
- Thithat e nënës janë plasaritur dhe kjo është një dukuri që ndodh shpesh, sidomos gjatë periudhës së fillimit të gjidhënies. Thithat në këtë periudhë mund të irritohen për shkak të ekspozimit tek pështyma e bebes por edhe si pasojë e një kapje jo të mirë. Ndërkohë mund të provoni të ushqeni disa ditë me koka silikoni derisa thithat të qetësohen duke qënë se bebi thith gjakun e tyre.
- Bebi mund të ketë gëlltitur gjak gjatë lindjes. Kjo ndodh nëse bebi nxjerr gjak nga goja në momentet e para pas lindjes dhe nuk duhet të shqetësoheni. Gjithsesi duhet të kryhet kontrolli nga mjeku.
- Në disa raste të rralla fëmija mund të vjellë me forcë një sasi qumështi dhe kështu mund të dalë pak gjak nga enët e gjakut që janë të pranishme në ezofag. Nuk duhet të shqetësoheni pasi do të shërohet me kalimin e kohës.
- Është një inflamacion që dëmton indet e ezofagut, një tub muskular që dërgon ushqimin nga goja në stomak.
Kur duhet të shkojmë me urgjencë tek mjeku?
Në të gjitha rastet këshillohet të merrni mendimin e mjekut, por duhet të shkoni me urgjencë në spital nëse fëmija vjell në ngjyrë jeshile, nëse bebi ka fryrje të barkut, temperaturë apo gjendje gjumi.
Lexo edhe: Si te veprojme kur femija demton dhembet?
Kur duhet te shqetesohemi ne lidhje me gjakderdhjen nga hunda e femijes?
Shenjat e gjakut tek fecet e femijes, si te kuptojme cfare problemi ka?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu