Edhe ky frut ekzotik është konsideruar nga ekspertët si një superushqim, dhe nëse nuk keni mundësi të gjeni frutin e freskët, të njëjtin efekt do të kishte edhe vaji i kokosit i një cilësie të mirë.
Cilat janë përfitimet e arrës së kokosit?
-
Përmban acide yndyrore që kanë veti kuruese. Ato do të kthehen në ketone dhe për pasojë do të bëhen një burim energjie duke pasur edhe efekte pozitive në lidhje me shqetësimet nervore, epilepsinë dhe alzaimerin.
-
Duhet të dini se popullsia që e konsumon rregullisht është njohur si një nga më të shëdetshmet dhe shembull do të jetë popullsia Tokelauans e cila jeton në Paqësor. Ata nuk kanë njohur deri tani raste të sëmundjes së zemrës. Gjithashtu njihet edhe popullsia Kitavans.
-
Vaji i kokosit dhe arra janë në gjendje të djegin dhjamin. Dhe mos harroni sa e rëndësishme është kjo duke qënë se obeziteti është një prej problemeve shëndetsore më të mëdha në botë.
-
Kokosi mund të vrasë mikroorganizmat duke qënë se 50% e acideve yndyrore të kokosit përbëhen nga acidi Lauric i cili është në gjendje të vrasë bakteriet patogjene, viruset dhe kërpudhat.
-
Vaji i kokosit është në gjendje të frenojë urinë dhe kjo lidhet me mënyrën ndryshe me të cilën metabolizohen acidet yndyrore të cilat ndikojnë në uljen e ndjesisë së urisë. Idealja do të ishte të konsumohej në mëngjes.
-
Kokosi dhe vaji i tij është në gjendje të bëjë më të lehta krizat epileptike tek fëmijët, dhe përdoret kryesisht tek fëmijët organizmi i të cilëve ka krijuar njëfarë rezistence ndaj medikamenteve.
-
Ndikon pozitivisht në uljen e kolesterolit në gjak. Dhe të gjithë e dimë sa rëndësi ka kjo në lidhje me shëndetin e zemrës.
-
Vaji i kokosit sjell përfitime në lidhje me shëndetin e flokëve, lëkurës mbrojtjes nga dielli. Efektet mund të vërehen nëse aplikohe direkt në flokë apo lëkurë ose nëse konsumohet.
-
Acidet yndyrore të kokosit ndikojnë në përmirësimin e shenjave të alzaimerit duke i bërë që qelizat e trurit të funksionojnë më mirë.
-
Vaji i kokosit ndikon në djegien e dhjamit në zonën e barkut i cili është shumë i rrezikshëm duke qënë se atje ndodhen të gjitha organet e njeriut.
Lexoni edhe: 20 perdorimet e vajit te kokosit
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu