Nga mosha 10 vjeçare ju duhet të filloni t’i mësoni fëmijës disa gjëra tepër të rëndësishme. Ju jeni prind dhe nuk keni përgjegjësi vetëm në lidhje me higjenën apo ushqyerjen e tij, por ju jeni përgjegjës edhe për atë që ai do të bëhet në jetë, pra çfarë personi do të jetë.
Duhet t’i mësoni fëmijës tuaj se:
- Ai duhet të tregohet i sjellshëm me të gjithë. Pra nuk kanë vend shprehje të tipit: “sillu mirë me vajzat”! Në vend të kësaj mund të thoni “sillu mirë me të gjithë”! Fëmija duhet të sillet në mënyrë të edukuar jo vetëm me personat e së njëjtës gjini.
- E lejoni të gabojë dhe të mos ketë frikë nga gabimi. Të mësosh nga gabimet e tjetrit është një talent i vërtetë (që jo të gjithë e bëjnë) dhe për këtë duhet ta lini fëmijën të mësojë edhe nga gabimet e veta.
- Njohuritë janë më të rëndësishme se notat. Pra nëse ai ndihet keq për një notë të keqe, ju nuk duhet ta bëni të ndihet edhe më keq duke u nxehur më të. Ju duhet të tregoni se rëndësi ka të mësojë shumë edhe pse në një test nuk ka dalë me rezultate të larta. Shpesh një notë e mirë apo e keqe nuk është tregues i saktë i njohurive të fëmijës.
- Ai duhet të dijë se prindërit nuk janë armiqtë e tij, por mbështetja e tij më e madhe, dhe kjo nuk do të arrihet duke e qortuar vazhdimisht dhe duke i mbajtur leksione, por duke e stimuluar dhe duke i qëndruar pranë.
- I krijoni siguri fëmijës. Disa prindër mbështesin më tepër mësuesit (per shembull edhe kur ai kritikon ashper nje sjellje te femijes edhe pa qene e nevojshme) se fëmijën e tyre duke i krijuar atij shumë pasiguri. Konkretisht, nëse fëmija juaj gjendet në klasë (thjesht një shembull) dhe mësuesi fillon ta bëjë të ndihet keq duke i thënë se nuk është në gjendje të zgjidhë problemin, fëmija juaj duhet të ketë siguri në vetvete (që e ka marrë nga përkrahja dhe stimulimi juaj) e t’i thotë se kjo u ndodh të gjithëve dhe nëse dikush mund ta ndihmojë për ta zgjidhur ushtrimin.
- Ai duhet të mësojë të refuzojë gjërat që nuk i duken të përshtatshme për t’u bërë, pra të mos shkojë gjithmonë pas “turmës”.
Lexo edhe:
Cfare nuk duhet te bejne gjyshet?
Tete zakonet e njerezve te palumtur
10 gabimet qe grate bejne ne dashuri
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu