Një i porsalindur mund të mos jetë në gjendje të dallojë ndryshimin midis ditës dhe natës, ndërkohë që ju do të jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj 8-12 herë brenda harkut kohor të 24 orëve. Pra ashtu sic e shikoni gjithçka do të rezultojë të jetë tepër e lodhshme për ju.
Ja 11 mënyrat që do t’ju bëjnë të ndiheni më energjike:
• E filloni ditën me një gotë ujë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë sapo të çoheni nga krevati.
• Përgatisni ushqime dhe i vendosni në ngrirje. Përkushtojuni gatimit një ditë ose dy në javë në mënyrë që ditët e tjera të jeni më e lirë.
• Përdorni një xhel dushi me përmbajtje limoni, lime, qitro, pemë çaji ose ekstrakte mente. Këto vajra esencialë do t’ju bëjnë të ndiheni më energjike.
• Bëni ushtrime. Mund të tingëllojë çuditshëm, por edhe aktiviteti fizik do t’ju bëjë të ndiheni më energjike.
• Hani diçka të ëmbël. Në momentin që do të ndiheni e lodhur dicka e ëmbël do t’ju mbushte me energji.
• Shikoni një film komedi. Energjitë pozitive që do t’ju përcjellë një film i tillë do t’ju bëjnë të ndiheni më energjike.
• Qëndroni gjithmonë e hidratuar në mënyrën e duhur. Duhet të pini sa më shumë lëngje sidomos nëse ushqeni fëmijën me gji.
• Mos e sforconi veten. Nuk ka rëndësi nëse shtëpia është bërë rrëmujë. Nëse ndiheni keq dhe e lodhur qëndroni pak shtrirë duke pushuar.
• Kërkoni ndihmë. Ju nuk jeni një superhero. Ju jeni një qënie njerëzore që mund të lodhet dhe për këtë arsye nuk ka asgjë të keqe të kërkoni ndihmë.
• Dhe së fundi e dini se çfarë ju këshillojmë? Të ndërgjegjësoheni. Të ndërgjegjësoheni dhe të kuptoni se kjo është një gjendje kalimtare që nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Lexoni edhe: Rikthimi ne forme pas lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu