Bebi juaj po qan? Disa truke per ta qetesuar

0 0

Të gjitha bebet qajnë, kjo është mënyra e vetme që ata njohin për të komunikuar nevojat e tyre, dhe nëse në fillim do ta keni të vështirë të kuptoni çfarë ai kërkon nuk duhet të shqetësoheni, me kalimin e kohës do të jeni në gjendje të kuptoni të gjitha kërkesat e tij. Por çfarë ndodh pasi e keni kuptuar atë që fëmija kërkon? Ja si t’i përgjigjeni atij në çdo rast!

Kur ka uri: kjo është një ndër arsyet më të shpeshta së të qarave të një të porsalinduri, e cila mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si për shembull thithja e duarve apo kthimi i kokës drejt gjoksit. Në këtë rast duhet ta vendosni menjëherë në gji.

Ka në trup një bebelinë të papastër: shumë bebe nuk mund të durojnë aspak një bebelinë të papastër, dhe ju duhet ta kontrolloni atë shpesh në mënyrë që edhe lëkura të mos irritohet.

Kërkon gjumë por nuk mund të flejë: kjo ndodh kur fëmija është i mbilodhur dhe në këtë rast duhet ta qetësoni duke e përkëdhelur apo duke i kënduar një ninullë.

Ka ftohtë apo nxehtë: shpesh prindërit kanë tendencën ta mbulojnë apo veshin shumë fëmijën nga frika se mos ftohet, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Gjatë dimrit kontrolloni që temperatura të mos jetë më e lartë se 20 gradë dhe kur bën vapë nuk duhet t’i vishni çorape.

Kërkon ta merrni në krah: mos u merakosni për faktin se mund ta “llastoni”. Një i porsalindur ka nevojë për të pasur kontakt fizik me nënën dhe për këtë arsye sa herë ai qan dhe nuk e kuptoni pse ndodh, merrni një batanije të butë dhe mbuloheni me të. Më pas afroheni pranë turpit tuaj dhe përkëdheleni.

Nuk ndihet mirë: një shqetësim mund të jenë kolikat dhe për këtë arsye o bëni masazhe në zonën e barkut si edhe e bëni të gromësijë pas çdo pirje. Gjithashtu kontrolloni nëse ka dhimbje veshi.

Është duke i dalë një dhëmb: mund të fillojë në çdo moment. I bëni atij një masazh tek xhinxhivat dhe mundohuni ta përkëdhelni dhe mbani pranë vetes sa më shumë të jetë e mundur.

Të qara pa një arsye specifike: edhe i porsalinduri mund të mërzitet ashtu si personat e rritur, dhe në këtë rast mund t’i bëni një shëtitje në ajër të pastër, gjë e cila do t’ju bëjë mirë edhe juve. Dhe nëse kjo nuk është e mundur të bëhet, i kushtoni atij sa më shumë vëmëndje derisa të qetësohet.

Lexoni dhe: Pse po qan fëmija im ? Ja se si ta zbulojmë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X