Si duhet te fleje nje femije me apo pa corape?

0 0

Zakonisht mënyra si prindërit flenë ndikon edhe tek fëmijët, pra nëse ata flenë pa çorape të njëjtën gjë do të jenë të prirur ta bëjnë edhe fëmijët. Por le të lejmë mënjanë dëshirat dhe nevojat tona personale në lidhje me këtë fakt.Ajo çfarë sygjeron “National Sleep Foundation” në lidhje me veshjen ose jo të çorapeve gjatë gjumit, dhe në këtë rast të fëmijëve është krejtësisht diçka tjetër.
Sipas “National Sleep Foundation”…
Fëmijët (por edhe të rriturit) duhet të flenë me çorape, kjo pasi dicka e tillë favorizon një gjumë më të mirë dhe të qetë. Kjo ndodh për arsye se ekziston një lidhje shumë e fortë mes qarkullimit të mirë të gjakut në ekstremitete dhe cilësisë të gjumit. Në fakt në momentin që ekstremitetet janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut është më i mirë dhe truri e percepton më mirë dhe më shpejt se është momenti i gjumit. Pra veshja e çorapeve do të ishte një zgjidhje shumë e mirë kundër gjumit jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.
Po nëse fëmija gjatë natës djersitet?
Duket se veshja e çorapeve gjatë gjumit ndikon edhe në rregullimin e temperaturës trupore të fëmijës dhe për këtë arsye veshja e tyre mund të parandalojë djersitjen trupore.
Po nëse fëmija nuk i preferon çorapet?
Në këtë rast duhet të vendosni një batanije tepër në zonën e këmbëve të fëmijës në mënyrë që të ngrohni në mënyrën e duhur gjymtyrët e poshtme të fëmijës. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe veshja e një palë pandoflave të ngrohta para gjumit në mënyrë që këmbët e tij të jenë tepër të ngrohta.
Po me bebet si duhet të veprojmë?
Përpiquni t’i vishni fëmijës çorape prej materiali natyral duke evituar përdorimin e materialit sintetik, i cili nuk lejon ajrosjen e lëkurës duke bërë që këmbët të djersijnë. Nëse ndodh kjo mund të favorizohet zhvillimi i bakterieve.

Lexoni edhe: A mund te mbaj drite gjumi ne dhomen e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X