Duke qënë se lëkura e bebes është tepër delikate, moti i ftohtë mund të shkaktojë skuqje, tharje dhe madje edhe ekzema në të. Ja si ta mbroni atë në stinën e dimrit.
Përdorimi i një kremi: këshillohet të përdorni në lëkurën e bebes tuaj një krem hidratues, dhe nëse lëkura e bebes nuk është shumë e thatë do të mjaftonte ta bënit 2-3 herë në javë. Duart dhe fytyra duhet të mbrohen mirë gjatë shëtitjeve. Nëse lëkura e bebes është tepër e thatë duhet të përdorni kremin 2-3 herë në ditë derisa të zhduket kjo thatësi. Absolutisht nuk duhet të përdorni produkte me aromë.
Mbrojtja e buzëve: në këtë rast mund të përdorni një krem të posaçëm për buzët.
Jo vetëm krem: duhet të keni parasysh se ndikim tepër negativ në lëkurën e bebes ka edhe kalimi nga një temperaturë ekstreme në një tjetër, mbiveshja e fëmijës si edhe përdorimi i materialeve jo të përshtatshme. Këshillohen veshjet prej pambuku.
Po përsa i përket banjos së fëmijës?
Banjoja duhet të bëhet me ujë në temperaturën e duhur si edhe me detergjent pa aromë. Idealja do të ishte të përdornit një shampo me përbërje vaji. Tharja e lëkurës duhet bërë duke e prekur atë dhe jo duke e fërkuar. Aplikoni një krem hidratues ndërsa lëkura është ende e pa tharë mirë në mënyrë që ajo ta përthithë atë më mirë.
Lexonin edhe: Lekura e bebes, ja si te kujdeseni per te
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu