Cfare te bejme nese kerthiza e te porsalindurit eshte e acaruar?

0 0

Pas lindjes së fëmijës në trupin e tij ngelet një pjesë disa cm nga kordoni ombelikal që e ka mbajtur atë lidhur me nënën. Gjatë ditëve pas lindjes ai fillon të thahet deri në një rënie spontane. Deri në këtë moment ai duhet të mjekohet vazhdimisht dhe të mbahet thatë në mënyrë që të favorizohet tharja dhe për pasojë rënia. Pak skuqje e kërthizës së të porsalindurit është normale, por një kërthizë e acaruar është një shqetësim shumë i madh për prindërit e rinj.

Si të duhet të veproni në këtë rast?

  • E mjekoni kërthizën në mënyrën e duhur: nënës së re i jepen udhëzimet për mënyrën si duhet të veprojë për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për kërthizën e fëmijës. Kujdesi duhet të përmbajë ndërrimin e garzës të ndotur dhe dizinfektimin e vendit me alkool 70 gradë, ose me një solucion tjetër dizinfektues. Pas kësaj kapësja duhet të mbështillet me anën e një garze sterile duke e drejtuar atë në pozicionin lart. Kjo gjë duhet të kryhet të paktën 2 herë në ditë, si edhe çdo herë që garza laget apo bëhet pisë. Pasi ka rënë kordoni ombelikal, ju duhet të mjekoni vendin duke përdorur ujë të oksigjenuar për rreth 2 ditë.
  • Sinjalet për të cilat duhet të tregoni kujdes: nëse kordoni ombelikal merr një ngjyrë në të zezë duhet të dini se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi kjo tregon se është duke ndodhur tharja në mënyrën e duhur. Nëse vini re një fryrje të kordonit ombelikal që rritet më shumë kur fëmija qan, kollitet apo bën një sforcim, duhet të shkoni tek mjeku pasi mund të bëhet fjalë për një hernie ombelikale. Nëse ndodh kështu ky shqetësim zhduket pas disa muajsh në mënyrë spontane. Megjithatë duhet të merrni mendimin e mjekut pediatër. Shenja e kërthizës së fëmijës të posalindur nuk duhet të jetë me sekrecione dhe gjak. Gjithashtu nëse vini re se vendi ka aromë të keqe, skuqje, apo acarime të lëkurës duhet të shkoni në mënyrë urgjente tek mjeku.
  • Banjoja e të porsalindurit: në përgjithësi këshillohet të prisni sa të ndodhë rënia e kordonit, megjithatë mund ta bëni duke treguar shumë kujdes dhe duke e tharë mirë vendin.

Lexo edhe: Mjekimi i kerthizes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X