Rregulli i perdorimit të sexholinos
Sipas ligjit 8378 të kodit rrugor, drejtuesi i mjetit ka për detyrë të kujdeset për zbatimin e rregullave të qarkullimit teksa në mjetin e tij udhëtojnë fëmijë. Sipas këtij ligji është e ndaluar ulja e fëmijës nën moshën 12-vjeçare në sediljen e parë të mjetit, ligj i cili vijon si më poshtë:
- Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e prapme të mjeteve të kategorisë M1 dhe N1 të klasifikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme fiksuese.
- Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kategorisë M1, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit. Në rast se në vendet e pasme rrinë 3 pasagjerë, ku 2 prej tyre janë me moshë deri në 4 vjeç, vetëm ai me moshë më të vogël duhet të mbahet nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit, me kusht që tjetri të jetë i shoqëruar nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
- Norma e pikës 2 nuk zbatohet për pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që udhëtojnë me autovetura të shërbimit publik taksi, për transport njerëzish ose të shërbimit me qiradhënie me drejtues mjeti gjatë shërbimit, kur qarkullojnë në qendrat e banuara apo në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte dhe aeroporte, me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
- Sistemet e fiksimit për pasagjerët duhet të përputhen me një tip të homologuar, sipas normativave të përcaktuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse.
- Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jo madhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në momentin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.
- Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
Lexoni edhe: Policia rrugore flet per te gjithe prinderit, vendosni femijet ne sexholino. Eshte nje detyrim!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu