Policia rrugore flet per te gjithe prinderit, vendosni femijet ne sexholino. Eshte nje detyrim!

0 0

Sexholino është një send i domosdoshëm ndërsa ju jeni duke udhëtuar, apo edhe duke lëvizur nëpër qytet dhe brenda në automjet ndodhet fëmija juaj. Duke filluar që nga dita e parë e lindjes ju duhet të keni në shtëpi këtë fiksuese, për ta përdorur në çdo moment që do të jeni në lëvizje.

A e dëmton fëmijën tim kjo pajisje?

Aspak! Ju mund ta përdorni atë që në ditët e para pas lindjes, mjafton të keni blerë sexholinon e duhur, pra atë që i përshtatet peshës dhe moshës së fëmijës, në mënyrë që të ofrohet mbështetja e duhur për të. Forma e saj është e ndryshme, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përshtatet moshës dhe peshës së fëmijës.

Burime pranë policisë rrugore të shtetit shqiptar shprehin për “PËR NËNAT” se…

Me ligj, dhe konkretisht sipas ligjit me numër 8378, neni 170, të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë, quhet shkelje nëse fëmija nuk do të jetë ulur në vendin e tij, dhe përkatësisht:

  • Në pjesën e mbrapme të makinës deri në moshën 12 vjeçare, ulur ne sexholino, dhe më pas, pas moshës 12 vjeçare mund të ulet në sediljen e përparme gjithmonë i lidhur me rripin e sigurimit.

Kjo shkelje dënohet me një gjobë e cila varion nga 5.000-15.000 lek të reja si edhe pezullim të lejës së drejtimit nga 6-12 muaj, duke e detyruar drejtuesin e automjetit të dalë para një komisioni.

Punonjësit e policisë së shtetit, bëjnë thirrje për të gjithë prindërit se kjo masë nuk duhet të konsiderohet si një detyrim ndaj shtetit Shqiptar (apo kujtdo shteti tjetër në të cilin do të udhëtoni), por si një detyrim dhe përgjegjësi për sigurinë dhe jetën e fëmijës.

Po nëse jemi duke udhëtuar me taksi?

Në këtë rast ju mund të udhëtoni me fëmijën pa e vendosur atë në sexholino, mjafton që pranë tij të jetë duke u kujdesur një person mbi 18 vjeç.

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Familjarët kërkojnë drejtësi pas mbytjes...

Pas ngjarjes tragjike, ku një 3 vjeçarit humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta kopsht, në qytetin e Fierit, familjarët kërkojnë drejtësi. Ata nuk besojnë që fëmija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X