Trajnimi i gjumit, 6 fakte qe duhet te merrni ne konsiderate

0 0

Një gjumë pa ndërprerje gjatë gjithë natës është pothuajse e pamundur jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. Si mund të ndodhë kjo? Dihet që gjumi përbëhet nga disa cikle, të cilat përfundojnë me fazën REM, fazë që gjatë se cilës mund të ndodhë që personi të bjerë sërish i qetë në gjumë ose të zgjohet si pasojë e ndikimit të disa faktorëve të jashtëm, për shembull gërhitja e bashkëshortit, një qen që leh jashtë, reflektimi i një drite etj. Dhe që të rikthehemi sërish në gjumë do të na duhet në një farë mënyre të rehatohemi. Duke qënë se kjo ndodh edhe tek fëmijët e vegjël, duhet që prindi t’i mësojë ata të “vetërregullohen” në mënyrë që të gjithë të kalojnë një natë të qetë dhe të jenë më energjikë për ditën tjetër.
Çfarë është një trajnim gjumi?
“Trajnim gjumi” në vija të përgjithshme është një term që do të përdoret për të përshkruar këtë proçes, në fund të së cilit do të sigurohet më shumë gjumë për fëmijën dhe prindërit. Metodat e trajnimit të gjumit në përgjithësi ndahen në dy kategori, kategoria që shmang përforcimin e sjelljes së padëshirueshme ( ka në thelb largimin e prindërve), dhe kategoria e cila përforcon sjelljen e dëshirueshme për shembull një rutinë pozitive që fëmija ka. Ky artikull është fokusuar kryesisht në kategorinë e parë, pra në atë të largimit të prindërve.
Para se të filloni të praktikoni trajnimin e gjumit të fëmijës tuaj sipas metodës së largimit të prindërve, është e rëndësishme të merrni në konsideratë ndikimet afatgjata që ky proçes do të sjellë tek fëmija juaj. Trajnimi i gjumit është padyshim një metodë shumë efikase, e cila mund të sjellë rezultate të dukshme pozitive që në ditët e para, por duhet të dini gjithashtu se sipas disa hulumtimeve ndryshimi i menjëhershëm i mbështetjes prindërore të fëmijës gjatë natës, mund të mos sjellë për të dyja palët rezultate të kënaqshme.
1-Pyesni veten, është fëmija juaj mjaftueshëm i rritur për një trajnim gjumi?
Është jashtë normales të mendosh për një trajnim gjumi të një fëmije të porsalindur, i cili ka nevojë të ushqehet vazhdimisht dhe struktura e tij gjumë-zgjim është ende jo e maturuar. Për këtë arsye, trajnimi i gjumit për një fëmijë më të vogël se 6 muajsh është i papërshtatshëm dhe nuk duhet të merret në konsideratë nga prindërit si një mundësi që do të rregullonte gjumin e fëmijës.
2- Ndarja e nënës nga fëmija gjatë trajnimit të gjumit
Bebet kanë nevojë të flenë pranë nënës së tyre. Disa profesorë të departamentit të universitetit Durham në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë disa studime në disa fëmijë 4-10 muajsh. Ata kanë nxjerrë përfundime se metoda e largimit të prindit kur fëmija qan (metoda e vetëqetësimit) ka bërë që fëmija të pushojë se qari pas disa minutash që në ditën e 3-të të trajnimit, por pas disa analizave të bëra është vënë re se niveli i kortiolit (hormoni i stresit) ka qënë i lartë njësoj si edhe në ditën e parë të trajnimit. Kjo tregon që ndërsa sjellja e tyre është përshtatur për të fjetur vetë, pa ndihmën e dikujt, ata gjithsesi e kanë ndier mungesën e nënës, e cila sipas analizave të kortizolit, i cili ka qënë në nivele normale është përshtatur më shpejt se fëmija. Pra duhet të shikohen edhe ndikimet afatgjata që trajnimi sjell tek fëmija, i cili të paktën para muajit të 6-të duket se fëmija thjesht mëson të heshtë. Pasi ka qarë dhe prindi nuk i është përgjigjur, ai mëson të heshtë duke ju përgjigjur situatës njësoj sikur të ishte braktisur dhe po mbrohej me heshtje. Por gjithsesi nivelet e kortizolit do të qëndronin të larta.
3- Ankthi i ndarjes
Me rritjen e fëmijës del në pah edhe një faktor tjetër, ai i ankthit të ndarjes nga nëna. Kjo ndodh sepse ata fillojnë të lëvizin dhe frikësohen sepse nëna e tyre do t’ju humbë nga sytë. Kjo frikë fillon të shfaqet rreth muajit 9-10, arrin kulmin rreth muajit 14-të dhe mund të zgjasë deri në moshën 2-vjeçare ose më tej. Për këtë arsye nëse nëna ka vënë re shenja të kësaj frike tek fëmija, nuk do të ishte e këshillueshme të përdorte një metodë largimi në momentin që fëmija e kërkon, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të rregulluar gjumin e fëmijës.
4- Impakti i trajnimit të gjumit në gjidhënie
Një fëmijë që ushqehet me gji është në gjendje të kuptojë çdo “manipulim” që është duke u bërë në lidhje me gjumin dhe ushqyerjen me gji, qoftë gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Duke qënë se dihet që stimulimi ndodh si pasojë e thithjes duhet të merrni në konsideratë edhe këtë fakt. Nëse ju keni menduar të ushqeni fëmijën tuaj me gji edhe pas moshës 12 muaj, duhet të ruani një ekuilibër të mirë të thithjes edhe gjatë natës në mënyrë që gjiri të marrë stimulimin e duhur.
5- Trajnimi i gjumit dhe rreziku i SIDS
Metoda e trajnimit sipas largimit (mospërfshirjes) së prindit mund të kërkojë edhe ndarjen e fëmijës në dhomë tjetër nga ajo e prindërve. Doktor James McKenna rekomandon se fëmijët e vegjël duhet të flënë në të njëjtën dhomë me prindërit, madje shumë pranë shtratit të nënës. Sipas tij kjo duhet të ndodhë si pasojë e rritjes së rrezikut të SIDS, rrezik i cili është më i madh për fëmijët që ushqehen me qumësht formule. Pra është shumë e rëndësishme që të praktikohet një metodë e sigurt e trajnimit të gjumit, të paktën deri në moshën 1-vjeçare.
6- Trajnimi i gjjumit dhe shëndeti mendor i fëmijës
Sipas AAIMH (shoqata e shëndetit mendor australian), fëmija përdor mënyra të ndryshme komunikimi, ku e qara është mënyra e fundit që ai përdor pasi të tjerat nuk kanë dhënë rezultat. E qara e kontrolluar, e cila është shoqëruese e fëmijës dhe prindit gjatë gjithë proçesit të trajnimit që ka në thelb metodën e largimit dhe mospërfshirjes së prindit, sipas tyre nuk është aspak e shëndetshme për shëndetin mendor të fëmijës. Fëmija ka nevojë që në momentin që qan të dëgjojë një fjalë ngushëlluese nga prindi, në mënyrë që të ndihet i sigurt. Sipas australianëve, trajnimi i gjumit është diçka shumë pozitive për gjumin e fëmijës, por që sigurisht duhet bërë në një mënyrë më të butë, pra shumë larg metodës së largimit!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X