Dita e pare e trajnimit te gjumit

0 0

Një gjumë i qetë i fëmijës gjatë natës do të jetë diçka që do ta bëjë të gjithë familjen të flejë e qetë dhe për pasojë të zgjohet më me energji për ditën tjetër. Kjo metodë që do t’ju paraqesim për të ndihmuar fëmijën tuaj që të flejë më mirë mund të kërkojë nga disa ditë deri në një javë. Në fillim fëmija do të paraqesë vështirësi për të fjetur, gjë e cila do të rregullohet me kalimin e ditëve.Ju duhet të tregoheni shumë të qetë dhe nuk duhet të stresoheni gjatë këtyre ditëve, pasi të jeni të sigurta se në fund do të merrni një rezultat pozitiv. Ju do të mësoni fëmijën tuaj të flejë i qetë në bazë të “pritjes progresive”. Le të kuptojmë më qartë se në çfarë konsiston e gjithë metoda në fjalë.
Dy fjalë rreth gjumit të fëmijëve
Fëmija i vogël ka nevojë të zgjohet në të njëjtat kushte fizike në të cilat ka fjetur. Cfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton që fëmija duhet të flejë në krevatin e tij dhe nuk duhet lëvizur që atje, pra si fillim nuk duhet të flejë më në krevatin tuaj dhe të bashkëshortit. Nëse fëmija zgjohet dhe shikon që nuk është më në krevatin ku ka fjetur do të fillojë të qajë dhe të kërkojë pranë vetes persona që i njeh, pra nënën ose babain.
Gjumi i fëmijës zhvillohet në disa faza të cilat përfundojnë me fazën REM, fazë gjatë së cilës fëmija zgjohet dhe kërkon të flerë sërish në të njëjtat kushte që është vënë në gjumë në fillim, pra nëse ka fjetur duke u tundur do të kërkojë sërish të tundet, nëse ka fjetur në gji do të kërkojë sërish gjirin dhe nëse ka fjetur vetë pa ndihmën e dikujt do të zgjohet dhe do të flejë sërish pa problem.
Dy fjalë rreth kësaj metode:
1- Kjo metodë e trajnimit të gjumit nuk është e këshillueshme të përdoret tek fëmijët e vegjël (më të vegjël se 6 muaj) të cilët kanë nevojë të ushqehen më shpesh gjatë natës.
2- Kjo metodë nuk është e përshtatshme për fëmijët që kanë probleme të tjera gjumi si për shembull frikë gjatë natës, vjellin në shtrat si pasojë e frikës që mund të kenë etj, kjo pasi ankthi i ndarjes mund ta përkeqësojë situatën.
3- Kjo metodë e mëson fëmijën si të flejë pa ndihmën e prindërve.
Dita e parë
Krijoni një rutinë për fëmijën tuaj

Duke qënë se shumë fëmijë e ngatërrojnë ditën me natën, pra flenë pasdite për një kohë të gjatë dhe natën qëndrojnë zgjuar, sot ju duhet të filloni ta rregulloni këtë. Filloni duke i mësuar fëmijës tuaj diferencën midis ditës dhe natës. Gjëja e parë që duhet të bëni sot në darkë është të spostoni krevatin e fëmijës tuaj pranë dritares, grilat e së cilës nuk duhet të jenë të mbyllura. Fëmijët zakonisht duhet të zgjohen rreth orës 07:00 dhe për këtë do ta ndihmojë drita që vjen nga jashtë, e cila është idealja për t’i mësuar fëmijës ritmin cirkadian. Fëmija do të kuptoj kështu që nata është për të fjetur dhe nëse hap sytë dhe shikon errësirë do ta kuptoj më mirë këtë.
Sigurisht që nuk duhet të prisni rezultatet më të mira që në ditën e parë, por me pak durim gjithçka arrihet. Kaloni një ditë sipas mundësive tuaja, me shëtitje, qëndrim në shtëpi, duke u munduar të vendosni edhe orar në të ushyer (nëse më parë nuk ka pasur). Gjatë ditës fëmija mund të bëjë disa ose asnjë dremitje, kjo do të varet nga mosha e fëmijës. Nuk mund të pretendojmë që një fëmijë 6 muajsh të flejë njësoj me një fëmijë 11 muajsh.
Rreth orës 19:45 fëmijës i bëhet banja dhe më pas i jepet ushqimi. Rreth orës 20:00 fëmija duhet të shkojë në shtrat për të fjetur. Nëse fëmijën e ushqeni me gji, duhet t’i jepni të pijë në një dhomë tjetër, pra jo në atë që ai do të flejë, me drita ndezur, pra të mos i krijoni një ambient që mund t’i vijë gjumë. Mbani mend! Fëmija nuk duhet të flejë duke pirë gji! Më pas e çoni në dhomën ku fle dhe i ofroni çuçon (nëse nuk keni dëshirë mos e bëni) dhe e shtrini në shtrat. Fëmija mund të qajë, të grindet, por ju nuk duhet të veproni direkt. Tani është momenti që t’i mësoni fëmijës të vetëqetësohet. Ky moment do ta ndihmojë atë të bëjë një gjumë të qetë gjatë natës.
Si mund të ndodhë kjo? Më lart shpjeguam se fëmija mban mend veprimin e fundit që i është bërë në momentin që është vënë në gjumë, pra nëse ai do të mësohet të flejë pa prezencën tuaj në mbrëmje, do ta bëj këtë edhe gjatë natës, dhe për pasojë zgjimi gjatë fazës REM mund të jetë i papërfillshëm. Kini parasysh se dhoma ku do të flejë fëmija duhet të jetë e qetë dhe me dritë të fikur. Pasi e keni vendosur fëmijën në shtrat, duhet të largoheni dhe ta lejoni fëmijën të qajë për duke e kontrolluar vazhdimisht. Zakonisht rekomandohet të fillohet me një pritje prej 3 minutash, por nëse nuk keni dëshirë të veproni kështu mund të filloni me një pritje prej 1 minute, duke e rritur kohën e shfaqjes në dhomën e fëmijës me disa minuta, sipas një diagrame që në do t’ua postojmë çdo ditë.
Dita e parë duhet të përmbajë këto kontrolle të fëmijës:
Kontrolli i parë- pas 1-3 minutash;
Kontrolli i dytë- pas 3-5 minutash;
Kontrolli i tretë- pas 5-10 minutash;
Kontrolloni sërish çdo 10 minuta.
Në momentin që do të kontrolloni fëmijën tuaj duhet të qëndroni në dhomë maksimumi 1-2 minuta, për secilin kontroll. Kontrolli juaj duhet bërë për të siguruar fëmijën se jeni atje, por jo ta bëni të pushojë së qari duke e marrë në krah. Ju mund t’ja vendosni çuçon në momentin që e kontrolloni kur shkoni në dhomë (nëse i ka rënë). Gjatë ditës fëmija nuk duhet të bëjë dremitje më të gjata se 90 minuta.
Vazhdon dita e dytë…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X