SIDS, a e kane prinderit informacionin e duhur per ta evituar ate?

0 0

Sipas një raporti nga “Center for Disease Control”, vdekshmëria foshnjore për shkak të SIDS ka pësuar një rënie shumë të madhe  që nga vitet 1990. Por pavarësisht kësaj “CDC” ngre alarmin pasi rënia e numrit të vdekjeve nga SIDS ka filluar të ngadalësohet duke mos pasur më të njejtat ritme zvogëlimi edhe pse ende po punohet më shumë për ta ndaluar atë.

Ulja e numrit të vdekshmërisë foshnjore për shkak të SIDS u realizua nëpermjet ndihmës se një fushate sensibilizuese që filloi në vitet 1990. Fushata e quajtur “të rikthehemi në gjumë” u përcillte prindërve informacionin e duhur për të mundësuar një proçes gjumi të sigurt. Ata u sugjeronin prindërve që t’i vinin të vegjlit e tyre në gjumë me shpinë si dhe të mos përdornin dyshek apo shtresa shumë të buta.

Githsesi pavarësisht kësaj fushate kundër SIDS, “Center for Disease Control” raporton se numri i prindërve që ende i ekspozojnë vogëlushët e tyre ndaj këtij rreziku është shumë i lartë. “CDC” citon se më shumë se 22% e nënave ende raportojnë që nuk i vendosin bebet e tyre më shpinë gjatë proçesit të gjumit. Ndërsa 39% e tyre raportojnë se përdorin dyshekë të butë për krevatin e bebit. Këto numra vënë në dukje faktin se më shumë se gjysma e prindërve të rinj nuk e kanë marrë informacionin e duhur në lidhje me gjumin e bebeve nga administrata shëndetësore.

Ndërsa ekspertët japin rekomandime shumë të sakta për prindërit në mënyrë që të evitohet sa më shumë rreziku nga SIDS. Këto rekomandime përfshijnë shtrirjen me shpinë të bebit, vendosja e bebit në dyshek relativisht të fortë dhe të mos mbulohet me rroba të rënda. Githashtu ata rekomandojnë që bebet të flenë në dhomën e prindërve për 6 muajt e parë të jetës dhe gjithmonë të përdoret një ventilator në dhomën ku ata flenë.

Lexoni dhe:Ne cilen moshe kalohet rreziku ndaj SIDS? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X