74- vjeçarja sjell në jetë binjaket, lindja e saj e parë

0 0

Një grua 74-vjeçare ka lindur vajza binjake në shtetin jugor Indian të Andhra Pradesh. Doktori që ka pritur foshnjat, Sankkayala Uma Shankar, tha për Washington Post të premten se nëna, Mangayamma Yaramati, siguroi një certifikatë lindjeje që tregon se ajo është 74 vjeç, megjithëse disa media kanë raportuar se ajo është 73 vjeç.

Shankar, një specialist i IVF, priti binjakët përmes seksionit cezarian, të enjten dhe njoftoi se nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të mirë.

Yaramati dhe burri i saj 82-vjeçar, Sitarama Rajarao, thanë se kishin dëshiruar fëmijë prej vitesh, dhe se stigmatizoheshin në fshatin e tyre për shkak të pamundësisë për t’u bërë prindër.

“Ne u përpoqëm shumë herë dhe u konsultuam mjekë të shumtë,” tha ajo. “Pra, kjo është periudha më e lumtur e jetës sime”.

“Shtatzënia ishte e qetë. Nuk kishte komplikime,” tha Shankar. “Ajo kishte vetëm probleme të frymëmarrjes, por kjo ishte nën kujdes.”

Binjakët u konceptuan përmes fekondimit in vitro. Për shkak se Yaramati kishte përjetuar menopauzën, veza e një donatoreje ishte fekonduar me spermën e Rajarao para se të implantohej te nëna.

Shannon Clark, një profesor i mjekësisë tha se lindja e Yaramatit është atipike, por nuk është befasuese duke pasur parasysh teknologjinë ekzistuese rreth riprodhimit të asistuar.

Vezët e një gruaje përkeqësohen në cilësi dhe sasi me kalimin e kohës, por mitra e saj “nuk i nënshtrohet kufizimeve të moshës,” shpjegoi Clark. 

Mjekët e Yaramati thonë se në moshën 74 vjeç, ajo është personi më i vjetër në botë që lind, megjithëse kjo nuk ishte menjëherë e vërtetueshme. Tre vjet më parë, një tjetër grua indiane, Daljinder Kaur, lindi në fillim të të 70-ave.

Ajo u raportua nga Guardian të ishte 72 vjeç, megjithëse mosha e saj gjithashtu nuk ishte e verifikueshme në atë kohë. 

Lexo edhe: Mbush 41 vjeç personi i parë i lindur me metodën in vitro/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X