Nuk ngelte dot shtatzënë dhe përdori fertilizimin InVitro, gruaja lind fëmijë që nuk ishin gjenetikisht të saj

Një çift amerikan ka paditur një klinikë të fertilitetit në Kaliforni pasi ata kanë sjellë në jetë “binjakët e gabuar”.




0 0

Çifti nga New York-u ka ndërmarrë veprime kundër Klinikës së Fertilitetit të CHA pasi ata pohojnë se gruaja ka ngelur shtatzënë duke i injektuar embrionet e gabuara në vitin 2018.

Gjatë kontrolleve të shtatzënisë, çifti ka mësuar se ishin në pritje të dy djemve binjakë, pavarësisht se mjekët pretendonin që kishin përdorur vetëm embrione femra për procedurën.

Sipas padisë së tyre, ata pretendojnë se klinika e dinte për kombinimin e embrionit, por këshilloi çiftin të vazhdonte me shtatzëninë.

Në dokumentet e gjykatës, çifti aziatiko-amerikan thotë se ata shpenzuan më shumë se 100,000 dollarë për shërbimet e fekondimit in vitro për të ngelur shtatzënë, por kur fëmijët lindën në mars, prindërit u tronditën pasi panë se foshnjat nuk kishin origjinë aziatike.

Një test i ADN-së që u krye pas lindjes konfirmoi se binjakët i përkisnin një çifti tjetër. Më pas ata u detyruan t’u jepnin foshnjat prindërve të tyre biologjikë.

Çifti ende nuk e di se çfarë ndodhi me dy embrionet e tyre që duhej të ishin futur në barkun e nënës.

Ata tani po hedhin në gjyq klinikën e fertilitetit për neglizhencë mjekësore duke ngritur ndaj tyre edhe 14 akuza të tjera. Ata gjithashtu pohuan se ata kanë vuajtur nga “shqetësime të rëndësishme emocionale”.

Avokati që përfaqësonte çiftin e paidentifikuar tha se ata “pësuan lëndime traumatike emocionale dhe humbje financiare” dhe se po paraqesin padi si për kompensim ashtu edhe për të “siguruar që kjo tragjedi të mos përsëritet më kurrë”.

Lexo edhe: Cfare eshte IVF (fertizilimi in-vitro)?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X