Cfare eshte IVF (fertizilimi in-vitro)?

0 0

Me termin “Fekondim In-Vitro” ne nenkuptojme nje game te gjere teknikash te cilat kane si qellim te ndimojne ciftet infertile per te pasur nje femije. Qe prej lindjes te femijes se pare te konceptuar me tekniken e Fekondimit In-Vitro, miliona cifte kane arritur te realizojne endrren e tyre.
IVF zgjidh problemet e infertilitetit tek femrat (si psh: bllokim i tubave te Fallop-it) por gjithashtu edhe problemet e infertilitetit qe hasen tek meshkujt (si psh: oligospermia) etj. Metoda IVF eleminon cdo pengese qe ekziston midis vezes dhe spermes duke i bashkuar ato ne laborator.
Shkalla e suksesit te IVF varet nga shume faktore qe kane lidhje jo vetem me problemet e infertilitetit te permendura me lart, por gjithashtu varet edhe nga mosha e gruas ne momentin qe i nenshtrohet kesaj procedure.
Perqindja e suksesit me metoden IVF mund te shkoje nga 60-65% pas 3 deri ne 4 cikle IVF.
Ne disa klinika e ndodhen ne Shqiperi perqindja e suksesit eshte rreth 50-55%, qe ne ciklin e pare te IVF-se, qe do te thote 50-55% e cifteve arrijne ne shtatzani qe ne proceduren e pare.
Ne cilat raste nevojitet IVF?
IVF rekomandohet te kryhet per rastet e permendura me poshte:
– Patologji e Tubave te Fallop-it
– Infertilitet prej faktorit mashkull
– Endometrioza
– Probleme ovulimi
– Infertilitet i pashpjegueshem
– Mungese suksesi me metoden IUI
Si funksionon Fertilizimi In-Vitro?
Diten e paracaktuar te ciklit fillon nje trajtim me nje ose me shume hormone i cili synon stimulimin e vezeve, ne menyre qe ato te zhvillojne sa me shume folikula dhe jo vetem nje, sikurse ndodh ne nje cikel normal. Me te njejtat hormone pergatisim dhe kavitetin e mitres e te prese embrionet e ardhshme.
Si behet kontrolli i gruas?
Pas javes se pare, gruaja kryen nje ekografi per kontrollin e numrit dhe permasave te vezeve si dhe te trashesise se intrauterusit. Zakonisht kryhet dhe kontrolli hormonal i reagimit ovarian.
Nese nevojitet, behen ndryshimet e duhura ne dozen e hormoneve.
Si kryhet fertilizimi?
Bashkeshorti dorezon ne te njejten dite spermen tek embriologu. Vezet dhe spermatozoidet vendosen ne nje material te vecante ushqyes dhe mbyllen ne inkubatore specifike. Diten tjeter kontrollohet numri i vezeve te fekonduara. Pas 24 oresh kontrollohet edhe cilesia e embrioneve.
Kur vendosen embrionet ne miter?
Transferimi i embrionit zakonisht kryhet diten e 2-te ose te 3-te pas mbarsjes ose perafersisht diten e 6-te me metoden e blastociteve ne te cilen embrionet transferohen ne miter. Nuk nevojitet narkoze dhe eshte nje procedure e thjeshte.
Cfare perqindje suksesi ka?
Perqindja e suksesit sipas ciklit te trajtuar varet nga shume faktore si psh: mosha e gruas, vlerat e saj hormonale dhe sigurisht nga sperma e bashkeshortit. Zakonisht, perqindja e suksesit mund te arrije 60-65%, pas 3-4 perpjekjeve.

Lexoni edhe: Arsyet pse nje nene mund te linde trinjake






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X