7 shenjat që tregojnë se partneri juaj nuk është shpirti binjak

0 0

Nëse e gjeni veten tek katër prej këtyre pikave, duhet të reflektoni mirë mbi marrëdhënien tuaj dhe mbi lumturinë tuaj në çift.

7 shenjat që tregojnë se partneri juaj nuk është shpriti binjak

  1. Nuk ka kimi

E vërteta është që askush nuk mund të jetë perfekt për ju dhe të ketë gjithçka që dëshironi, por të paktën puthjet, ledhatimet, shkëndijat kur jeni së bashku duhet të vijnë natyrshëm.

  1. Biseda nuk vjen natyrshëm

Në planin afatgjatë, ju do të dëshironi të jeni në gjendje të bisedoni me partnerin tuaj, jo vetëm të keni intimitet. Nëse jeni me dikë që nuk flisni dot për gjërat që mendoni e dëshironi, do të ndiheni vetëm herët a vonë.

  1. Nuk dëshironi të përpiqeni

Pavarësisht sesa e përsosur duket marrëdhënia juaj, do të ketë një moment kur duhet të përpiqeni që diçka të funksionojë më mirë. Nëse nuk doni as të përpiqeni, kjo tregon se nuk është personi i duhur në krah.

  1. Ndiheni nervoze

Në ditët e para të një marrëdhënieje, është normale të ndiheni pak nervoze. Por nëse kjo pasiguri zgjat, pyesni veten nëse duhet të qëndroni me këtë person apo jo.

  1. Ju nuk e pëlqeni veten

Partneri duhet t’ju frymëzojë të ndiheni më mirë, jo të mos e pëlqeni veten tuaj e të mos ndiheni rehat me atë që jeni.

  1. Keni dyshime bezdisëse

Mund të ndodhë që gjithçka shkon mirë, por ka një zë të brendshëm që ju sjell dyshime. Kushtojini vëmendje këtij zëri.

  1. Nuk mund ta shihni të ardhmen me të

Shpirti binjak supozohet se është përgjithmonë. Nëse e keni të vështirë ta mendoni gjithë jetën tuaj me këtë partner, ndoshta nuk është shpirti juaj binjak.

Lexo edhe: Shenja se partneri juaj po lidhet emocionalisht me dike tjeter






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X