Pyetësori që do t’ju bëjë të bini sërish në dashuri me partnerin

0 0

Ky pyetësor është provuar shkencërisht se rindërton romancën.

Shumica prej nesh kanë konceptin e të gjeturit një shpirt binjak që do të jetë i tillë për gjithë jetën. Në fakt, kur kalojnë vite dhe fazat e para të dashurisë konsumohen apo shterojnë, marrëdhënia ka nevojë për shumë punë, detaje e investim emocional për t’u mbajtur gjallë. Sipas psikologut Arthur Aron, ky pyetësor i bën çiftet të rigjejnë dashurinë tek detaje të vogla të jetës së tyre të përditshme.

Grupi i parë i pyetjeve

  1. Sikur të kishe mundësi të zgjidhje kë të doje në gjithë botën, me kë do të darkoje?
  2. Do të doje të ishe e famshme, në ç’mënyrë?
  3. Përpara se të bësh një telefonatë, a e përsërit atë që ke për të thënë? Pse?
  4. Si do të ishte dita jote perfekte?
  5. Kur i ke kënduar vetes për herë të fundit? Po dikujt tjeter?
  6. Nëse do të jetoje 90 vjet dhe do kishe mundësi që të mbaje për 60 vjet mendjen ose trupin e moshës 30-vjeçare, cilin do zgjidhje?
  7. A ke ndonjë ide sekrete sesi do të ishte vdekja jote?
  8. Listo 3 gjëra të përbashkëta me partnerin.
  9. Për çfarë je më shumë mirënjohëse në jetë?
  10. Nëse do të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, cila do të ishte?
  11. Tregoji partnerit historinë e jetës tënde me sa më shumë detaje në vetëm 4 minuta.
  12. Nëse do të zgjoheshe nesër dhe do të kishte fituar një cilësi ose aftësi, cila do të ishte?

Grupi i dytë i pyetjeve

  1. Nëse një sferë kristali do t’ju tregonte çdo gjë për veten, për të ardhmen, për gjithçka tjetër, çfarë do të dëshironit të dinit?
  2. Ka diçka që ëndërron ta bësh prej kohësh? Pse nuk e ke bërë ende?
  3. Cila është arritja më e madhe e jetës tënde?
  4. Çfarë vlerëson më shumë në një shoqëri?
  5. Cili është kujtimi më i shtrenjtë që ke?
  6. Cili është kujtimi më i tmerrshëm?
  7. Sikur të mësoje se do të vdisje papritur për një vit, a ka diçka që do ndryshoje nga mënyra e jetesës? Pse?
  8. Çfarë do të thotë shoqëria për ty?
  9. Çfarë roli luan dashuria dhe afeksioni në jetën tënde?
  10. Thuaj 4 karakteristika pozitive të partnerit.
  11. Sa e afërt dhe e ngrohtë është familja jote? A mendon se fëmijëria jote është më e lumtura se e kujtdo?
  12. Si ndihesh në lidhje me marrëdhënien me nënën?

Grupi i tretë i pyetjeve

  1. Thuaj tre fjali për veten dhe partnerin duke filluar me “Ne të dy”…
  2. Vazhdo fjalinë: Do të doja të kisha dikë me të cilin të ndaja…
  3. Nëse ti dhe partneri do të bëheshit miq të ngushtë, cili është sekreti yt që ai duhet të merrte vesh?
  4. Tregoji partnerit çfarë të pëlqen më shumë tek ai, gjëra që në fillim të njohjes nuk mund t’i thuhen një personi.
  5. Tregoji partnerit një moment që turpshëm të jetës tënde.
  6. Kur ke qarë për herë të fundit para dikujt? Po kur ke qenë vetëm?
  7. Tregoji partnerit diçka që tashmë e pëlqen tek ai.
  8. Si do të reagoje nese do të bënin një shaka me diçka shumë serioze?
  9. Nëse do të vdisje sot dhe nuk do të kishe mundësi të flijse me askënd, për çfarë do të pendoheshe më shumë? Pse s’ja ke thënë akoma?
  10. Nëse shtëpia juaj do të përfshihej nga flakët, pasi të shpëtoje të gjithë njerëzit dhe të kishe mundësi të shpëtoje vetëm një gjë materiale cila do të ishte ajo? Pse?
  11. Vdekja e kujt anëtari të familjes do të ishte më e dhimbshme? Pse?
  12. Kërkojini ndihmë parnterit për zgjidhjen e një problemi. Gjithashtu kërkojini parnterit të vërë veten në vendin tuaj si ndiheni për atë problem?

Lexo edhe: Disa ushqime qe do t’ju ndihmojne te rigjeni pasionin ne cift!

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X