7 arsye pse duhet t’i merrni fëmijët me vete në plazh

Të shkuarit në plazh me një fëmijë ndonjëherë mund të duket si një nismë që ka nevojë për një ushtri të tërë. Duhet organizim i gjithçkaje, që nga rrobat dhe gjërat që duhet të marrësh dhe deri tek ushqimet që fëmija duhet të hajë.




0 1

Huffington Post shkruan se ka disa arsye pse zgjedhja më e mirë është t’i çoni fëmijët në plazh. Ja cilat janë ato:

1 – Fëmijët mund të eksplorojnë dhe të mësojnë rreth materieve të reja.Ne shpenzojmë shumë para për lojëra, libra që i lejojnë fëmijës të shikojë dhe të prekë materiale të ndryshme. Por imagjinoni sa mund të mësojë një fëmijë në plazh ku ka materie dhe ndjesi të ndryshme: rëra e thatë, rëra e lagur, gurë, ujë, rërë e ngrohtë, rërë e ftohtë, era etj. Fëmijët mësojnë përmes shqisave të tyre dhe plazhi është një laborator i përsosur natyror.

2 – Zhurma e detit … rregullon gjumin. E dini që disa njerëz kanë prodhuar CD me tinguj të zhurmës së oqeanit, të valëve që përplasen me shkëmbinjtë dhe e gjitha kjo për të rregulluar gjumin.  Por ku mund ta siguroni më mirë këtë se sa duke shkuar në plazh? Siç thotë Harvey Karp, valët që përplasen krijojnë një tingull të njohur për fëmijët, që ju kujton atyre kohën kur ishin brenda në barkun e nënës.

3 – Ata bien çmendurisht në dashuri me natyrën. Gaforret e çuditshme të vogla, peshqit, guackat, milingonat etj janë të gjitha krijesa që mund t’I shihni në plazh. Disa studiues kanë treguar se dashuria për natyrën lind kur jemi fëmijë dhe ekspozimi ndaj mjedisit ndihmon në zhvillimin e kësaj ndjeshmërie. Për më tepër, kjo do të ulte obezitetin tek fëmijët dhe do të promovonte një mënyrë jetese më të shëndetshme.

4 – Ata do të thithin ajrin e detit dhe do të lagen me ujë të kripur. Uji i detit ju bën mirë edhe kur futet nga hundët.Uji i detit përmban magnez, ideale për lëkurë të thatë dhe të irrituar.

5 – Ata do të marrin vitamina nga dielli.  Dielli është i mirë për fëmijët: ndihmon në rritjen harmonike të kockave, ndihmon në rregullimin e gjumit dhe është e mirë për humorin. Shkurtimisht, të qëndruarit  në diell është një kurë e vërtetë, por duhet të merrni masat paraprake që ju mbrojnë nga rreziqet që lidhen me një ekspozim të pakujdesshëm.

 6 – Ata mund të meren me diçka për një kohë të pacaktuar. Nëse për shembull vendosni të bëni një kala rëre apo vendosni të shihni dallgët se si vijnë dhe tërhiqen, kjo do t’I mbajë fëmijët të zënë dhe do t’I argëtojë ata. Ose mund ta mësoni të hapë një gropë dhe ta mbushë me ujë.

    7 – Mund të qëndrojnë nudo. Dhe të gjithë do t’I kenë zili të vegjëlit tuaj për këtë.

Lexo edhe: Cili është ushqimi më i mirë për fëmijët kur jane në plazh?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X