6 shenja se partneri ju manipulon

0 0

A jeni ndonjëherë konfuze për marrëdhënien tuaj? Ju duket sikur bëni gjëra pa dëshirë vetëm për hir të partnerit? Ndoshta partneri juaj ka aftësi manipuluese. Si ta kuptoni këtë?

6 shenja se partneri ju manipulon

  1. Nuk respekton kufijtë

Njerëzit manipulues zakonisht nuk kanë vlerësim për kufijtë. Në fakt, ata janë në gjendje të tejkalojnë gjithçka vetëm për të marrë atë që mendojnë se ju nevojitet në një kohë të caktuar.

  1. Shantazh emocional

Manipuluesit janë ekspertë në shantazhe emocionale. Ata ju bëjnë të ndiheni në faj duke kujtuar çfarë kanë bërë për ju, që në këmbim ju të bëni atë që ata duan.

  1. Urgjencë

Personat që manipulojnë vijnë e ikin shpejt, bëjnë sikur kanë nevojë në një moment fiks për diçka dhe nuk mund të presin, duke ushtruar persion për të marrë një përgjigje sa më shpejt.

  1. Ju ulin vetëbesimin përmes fjalëve në dukje të mira

Kjo është një taktikë shumë e njohur, kur manipuluesit bëjnë sikur ju thonë fjalë të mira, por që në thelb fshehin fyerje ndaj personit tuaj. Psh: Sa shumë do të pëlqenin njerëzit nëse nuk do ishe kaq e shëndoshë”.

  1. Ndërpresin komunikimin

Edhe kjo është një teknikë shumë e fuqishme për ta bërë personin tjetër të ndiejë presion dhe të drejtohet tek ju për t’i dhënë shpejgim situatës.

  1. Agresivitet pasiv

Kur personi manipulues nuk merr atë që do nga ju, ai mund të praktikojë agresivitetin pasiv. Çfarë do të thotë kjo? Ata do t’ju shkaktojnë dëm duke peetenduar se e bëjnë këtë padashje, për shembull do të bëjnë sikur harruan diçka që ju kishit shumë nevojë.

Lexo edhe: Kjo lloj marredhenie ne çift demton shendetin mendor

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X