Si mund ta zbulosh sa e fortë është marrëdhënia juaj në çift dhe a ka premisa për të vazhduar gjatë?
10 pyetjet kyçe
1 – A jemi të ngjashëm unë dhe partneri im?
2 – A jemi edhe miq përveçse partnerë?
3 – A duam të njëjtat gjëra nga marrëdhënia në çift dhe në jetë?
4 – A kemi parashikime realiste?
5 – Në përgjithësi, a shohim më të mirën te njëri-tjetri?
6 – A investojmë të dy për ta mbajtur marrëdhënien gjallë?
7 – A jemi të sigurt që ne mund të diskutojmë lirisht për çdo temë dhe të trajtojmë probleme, nëse ka ndonjë?
8 – A jemi të dy të gatshëm për të investuar energji për të kapërcyer kohë të vështira?
9 – A do të marrim përsipër rrethanat stresuese?
10 – A jemi në gjendje të mbështesim njerëzit e tjerë rreth nesh?
Përmbledhje
Çiftet që i përgjigjen po të gjitha pyetjeve, ka të ngjarë të jenë së bashku vite e vite, madje edhe për gjithë jetën. Sa më pak pyetje të marrin përgjigjen po, aq më të pakta janë shanset për një jetëgjatësi të marrëdhënies suaj. Nëse ka më shumë përgjigje jo sesa po, është koha të mendoni seriozisht për të përforcuar lidhjen.
Ndonjëherë nevojitet shumë pak, mjafton të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjeni më shumë mundësi për t’u argëtuar, për të qeshur, të jeni gjithmonë të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të hiqni pak dorë nga telefoni për disa çaste.
A e dini se?
Sipas John Gray, eksperti botëror i marrëdhënieve, një marrëdhënie është si një kopsht që përjeton stinë të ndryshme, secila me fruta, ngjyra, të gjitha të bukura, për ata që kanë aftë sinë t’i shohin.
Lexo edhe: Ne cilin muaj ndahen me shume cifte?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu