Zenkat ne cift? Ekspertet tregojne kur jane vertet serioze

0 0

Në jetën në cift do të ketë shumë moment gjatë të cilave bashkëshortët apo bashkëjetuesit do ta kenë të vështirë të gjejnë një zgjidhje që t’ju pëlqejë të dyve, gjë e cila do të shkaktojë zënka mes tyre. Por, cfarë thonë ekspertët? Kur duhet vërtet të shqetësohemi?
Ja cfarë na thonë psikologët dhe terapistët e martesave amerikane, të cilët janë përballur me shumë sjellje tipike të cifteve që kanë përfunduar në divorc, duke ju treguar gjithashtu edhe mënyrën si duhet të silleni.
1. Nuk duhej të ishim lidhur/martuar bashkë
Zakonisht kur ciftet janë të lumtur me njëri-tjetrin kujtojnë ditët e kaluara të mbushura me kujtime të bukura. Nëse në një moment partneri apo partnerja juaj fillon të kujtojë vetëm ditët e këqija që ka kaluar me ju duhet të filloni të mendoni se ndoshta marrëdhënia juaj është në krizë. Për të kapërcyer këtë situatë do t’ju këshillonim të lejonit në mendjen tuaj futjen e mendimeve pozitive dhe për këtë mund t’ju vijë në ndihmë një album me foto të viteve të kaluara.
2. Më duket sikur jemi shokë dhome
Një martesë apo marrëdhënia e cila karakterizohet nga marrëdhënie jo të shpeshta seksuale, është e prirur të mos funksionojë. Nëse marrëdhënia sekuale do të vendoset në plan të dytë ka shumë mundësi që partneri juaj t’ju duket si një shok dhe anasjelltas. I jepni prioritet jetës seksuale dhe fantazive erotike.
3. Më vjen keq që e mendon kështu
Nëse keni qënë ju që keni ndezur një debat të madh me partnerin tuaj dhe tani jeni duke i thënë një frazë të tillë, duhet të dini se nuk jeni duke ulur tensionin, por jeni duke u treguar mospërfillëse ndaj ndjenjave të tij. Për këtë asrye do të ishte mirë të përzgjidhnit shprehjet që do të përdornit në të tilla raste.
4. Sillesh gjithmonë kështu! Nuk e ke bërë asnjëherë këtë!
Ju duhet të kuptoni se përdorimi i fjaleve ekstreme si “asnjëherë” dhe “gjithmonë” është dicka që nuk duhet bërë në jetën në cift, kjo pasi sjellja e partenrit apo partneres tuaj nuk mund të jetë kurrësesi aq ekstreme. Për këtë arsye përpiquni ta frenoni veten në mënyrë që gjatë një zënke në cift të mos përdorni shprehje të tilla.
5. I bëj të gjitha gjërat unë
Sipas disa studimeve ciftet më të lumtura janë ato që i ndajnë punët me njëri-tjetrin. Përpiquni që në martesën tuaj të mos ketë vend shprehja e mësipërme, kjo pasi në të kundërt mund të keni grindje edhe më të mëdha me njëri-tjetrin. Nuk është dicka e jashtëzakonshme që bashkëshorti të ndihmojë gruan në punët e shtëpisë, pasi edhe ajo mund të punojë si ai apo të kujdeset për fëmijët.
6. Përse largohesh sa herë zihemi?
Edhe pse shpesh partneri që largohet është ai që është i mbilodhur nga debate dhe nuk dëshiron të diskutojë më, duhet të dini se kjo është një mënyrë e gabuar e të zgjidhurit të konfliktit. Do të ishte më mirë që të përpiqeshit të qëndronit duke gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen, e cila do të jetë e pëlqyeshme nga të dyja palët.
7. Nuk dua të luftoj më!
Terapistët shpjegojnë se kanë parë shumë cifte që i kanë dhënë fund martesës së tyre pikërisht pasi kanë shprehur fjalët e mësipërme. Është pikërisht ky momenti kur partneri që i ka thënë këto fjalë nuk ka dëshirë dhe nuk e dëgjon atë që i thotë tjetri, duke e menduar ndarjen si zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Lexoni dhe:Jeta ne cift, keshilla per nje bashkejetese te lumtur!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X