Në cilin muaj ndahen më shumë çifte?

0 0

Për çiftet, vera është një sezon me rrezik të lartë. Në fakt, në gusht, numri i ndarjeve rritet. Sipas profesorit Sergio Scicchitano, një avokat i njohur për mbrojtjen e shumë njerëzve të famshëm, në këtë periudhë ka një bum vërtetë ndarjesh. Jo vetëm mes të rinjve, por edhe mes njerëzve të një moshe të caktuar.

Më shumë kohë për të menduar

Njohjet e reja, dëshira për flirte rritet në verë, e bashkë me to rritet edhe rreziku për ndarje mes çifteve. Por problemi i vërtetë përfaqësohet nga koha më e gjatë në dispozicion, gjë që çon në reflektime në jetën e dikujt. Ndërsa njerëzit pushojnë nën ombrellë, ata mendojnë dhe meditojnë shumë.

Ata në këtë mënyrë mund të kuptojnë disa gabime në marrëdhëniet në çift dhe madje arrijnë në përfundimin se dashuria ka mbaruar dhe se është rasti të fillohet një kapitull i ri. “Në realitet, kriza e çiftit fillon mirë para verës dhe është vetëm disponueshmëria më e madhe e kohës për t’i bërë njerëzit të reflektojnë dhe të nxisin shkëndijën e mosmarrëveshjes dhe dëshirën për t’u ndarë në gusht”, shpjegoi avokati Scicchitano.

Askush nuk shpëton

Fenomeni nuk prek vetëm çiftet më të reja. Nëse deri në disa vite më parë ndarjet e verës, por jo vetëm, kryesisht përfshinin njerëz mes moshës 30 dhe 40 vjeç, në periudhën e fundit ndarjet nuk “kursejnë” as ata që janë mbi 60.

Lexo edhe: Disa nga arsyet me te cuditshme per divorc






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X