6 metoda te thjeshta per te qetesuar dhimbjen e vaksines tek femija

0 0

Vaksinimi i bebes shkakton irritim dhe temperaturë, gjë e cila shpesh konsiderohet si diçka problematike nga prindërit. Ata shikojnë fëmijën e tyre teksa qan dhe shpesh nuk dinë si ta qetësojnë.

Simptomat që shfaqen zakonisht tek fëmija pas vaksinimit janë:

  • Irritim;
  • Temperaturë e lartë;
  • Skuqje apo fryrje e vendit të shpimit;
  • Këputje në trup.

Si të qetësojmë dhimbjet e fëmijës pas vaksinimit?

Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

  • E mbani fëmijën në një vend të qetë. Nëse do të ketë shumë zhurmë dhe njerëz përreth fëmija do të irritohet edhe më tepër. Mbani edhe temperaturën e dhomës nën kontroll dhe visheni lehtë. Evitoni daljen në park.
  • E mbani afër fëmijën tuaj. E përqafoni, e mbani në gji, e madje e lejoni të flejë edhe në krahun tuaj.
  • E ushqeni fëmijën tuaj me gji, fëmija do të ndiejë më pak. Sipas ekspertëve në atë moment fëmija e harron dhimbjen e temperaturës.
  • Përdorni kompresa të ftohta. Një copë e ftohtë dhe e pastër mund të qetësojë vendin e shpimit dhe mund të lehtësojë skuqjen apo fryrjen.
  • E mbani të zënë me diç Mund të bëni një lojë bashkë me të, t’i vendosni muzikë etj.
  • Qetësoni veten tuaj. Fëmija do të qajë por do të ketë edhe momente të qeta, prandaj duhet të përpiqeni të kontrolloni veten tuaj duke qënë se stresi juaj mund të shkaktojë edhe më tepër irritim të fëmijës. Mund të kërkoni t’ju ndihmojë dikush gjatë kësaj dite.

Lexoni edhe: Temperatua pas vaksinimit, sa zgjat dhe si ta trajtojme?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X