Veprimet qe do t’ju ndihmojne pas vaksinimit te femijes

0 0

Ky është një moment i vështirë për fëmijën që ndien dhimbje apo ka temperaturë, si edhe për nënën e cila duhet të gjejë një mënyrë për të qetësuar fëmijën, dhe nisur nga kjo ju këshillojmë të veproni si më poshtë:
 Gjidhënia. Kjo do ta qetësojë së tepërmi fëmijën pasi është vaksinuar duke qënë se ai do të ndiejë më pak dhimbje. E vendosni në gji sa herë ta shikoni të arsyeshme.
 Po kur nuk ushqejmë me gji? Në këtë rast nëna mund t’i japë fëmijës një sasi të vogël paracetamoli (1-2 ml) me anën e një shiringe si edhe t’i vendosë çuçon. Nëse fëmija ka temperaturë të lartë doza e shurupit duhet të jepet në varësi të peshës.
 Fëmijët mbi 18 muajsh. Nëse fëmija është në këtë moshë duhet ta bëni të ndiejë sa më pak dhimbje në momentin e vaksinimit duke e mbajtur ulur tek prehri juaj, me fytyrë nga ju dhe duke i shpjeguar se do të ndiejë një pickim të vogël në këmbë.
 Kontrolloni temperaturën. Duhet t’i jepni paracetamol vetëm nëse ajo shfaqet mbi 38 gradë. I jepni gjithashtu edhe lëngje sa më shumë për të siguruar një hidratim të mirë. Temperatura mund të zgjasë 2 ditë.
 Medikamentet. Ju mund të përdorni paracetamol ose ibubrofen, gjithmonë në varësi të moshës dhe peshës së fëmijës.
 Kur duhet të shkojmë tek mjeku? Duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku nëse temperatura shkon 40 gradë e sipër, nëse fëmija qan në mënyrë të pangushëllueshme, shfaqet një ndryshim në ngjyrën e lëkurës, nëse fëmija shfaqet shumë i përgjumur, nëse shfaqen dridhje në trup (konvulsione) apo probleme të tjera të pazakonta edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Lexo dhe: A i dëmton dhëmbët gjidhënia?

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X