5 lëngje të bëra vetë për të trajtuar konstipacionin

0 1

Imagjinoni kur keni një takim të rëndësishëm ose një intervistë dhe e gjithë ajo që ndjeni është se po vuani nga konstipacioni (kapsllëku). Është një makth i vërtetë. Ju ndiheni të fryrë, aspak rehat dhe përveç kësaj nuk mund të hani asgjë pasi ju bën të ndiheni më të fryrë.

Kjo situatë është mjaft serioze sidomos pë rata që vuajnë rregullisht nga konstipacioni. Kapsllëku është një gjendje mjekësore ku lëvizja e zorrëve është më e ngadalshme dhe kalimi i mbetjeve ushqimore bëhet shumë i vështirë. Nëse vërtet dëshironi të lehtësoni veten nga ky problem, duhet të filloni të kujdeseni për sistemin tuaj të tretjes. Meqenëse ilaçet në farmaci kanë efekte anësore, ju mund të provoni mjetet në shtëpi si lëngjet për shembull për të lehtësuar kapsllëkun. Më poshtë ju tregojmë 5 lloje lëngjesh që mund të përgatisni në shtëpi në mënyrë që të ndihmoni lëvizjen e zorrëve dhe të pastroni zorrën e trashë.

Pse duhen pirë këto lëngje?

Lëngjet janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra dietike, dhe kanë një përmbajtje të lartë të ujit. Prandaj, lëngjet do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar dhe t’i sigurojë trupit tuaj një dietë me fibra. Fibrat e tretshme ndihmojnë në mbajtjen e ujit në mbetjet ushqimore duke i zbutur ato. Kjo ndihmon në lëvizjen më të mirë të zorrëve. Lëngjet gjithashtu i sigurojnë trupit vitamina dhe minerale, duke ushqyer kështu shëndetin tuaj të përgjithshëm. Sorbitol, një karbohidrat i pranishëm në lëngje, ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së shpejtë të zorrëve.

Por kjo nuk do të thotë që duke pirë vetëm lëng do të kuroni problemin tuaj. Ka një dozë për çdo trajtim.

Ju mund të pini një filxhan lëng çdo ditë. Mundohuni të përfshini tulin e frutave dhe mos shtoni sheqer shtesë. I pini këto lëngje për trajtimin e kapsllëkut në mëngjes, çdo ditë.

  1. Lëng me kumbulla të thata

Përbërësit

  • 5-6 kumbulla të thata;
  • ½ lugë çaji mjaltë;
  • ½ lugë pluhur qimnoni;
  • 1 filxhan ujë të ngrohtë.

Si ta përgatisni?

  • Hidhni kumbullat e thata në një gotë me ujë të ngrohtë për 5 minuta.
  • Ndërsa kumbullat zbuten, hiquni farat dhe hidhini në blender së bashku me ujin. Shtoni mjaltin dhe pluhurin e qimnonit. Përziejini në blender.
  • Hidhni lëngun në një gotë dhe shijoni pijen.
  • Kumbullat e thata përmbajnë fibra dietike dhe sorbitol, të cilat ndihmojnë në nxitjen e lëvizjes së zorrëve. Mjalti është një agjent natyral antibakterial dhe ka veti antioksidante që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi. Qimnoni ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë të zorrëve dhe gjithashtu shton shijen dhe aromën e lëngut.
  1. Lëng dardhe

Përbërësit

  • 2 dardha pa fara;
  • 2 lugë çaji me lëng limoni;
  • Pak kripë të zezë.

Si ta përgatisni?

  • Pritini dardhat në copa dhe hidhini në blender. Përziejini dhe më pas derdhni lëngun në një gotë. Shtoni lëngun e limonit dhe pak kripë të zezë. Përziejini mirë përbërësit para se ta pini lëngun.
  • Dardhat janë gjithashtu të pasura me fibra dhe kanë pothuajse dyfishin e sasisë së sorbitolit në krahasim me kumbullat e thata. Meqë sorbitoli ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së zorrëve, pirja e lëngut të dardhave do t’ju ndihmojë të trajtoni kapsllëkun. Lëngu i limonit është i pasur me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë për të rritur sistemin imunitar dhe për të qëndruar të shëndetshëm.
  1. Lëng molle për kapsllëk

Përbërësit

  • 1 mollë me fara të hequra;
  • ½ lugë çaji kopër pluhur;
  • ½ filxhan me ujë.

Përgatitja:

  • Copëtoni mollën dhe hidheni në blender, shtoni ujin dhe përziejini. Derdhni lëngun në një gotë. Shtoni kopërin dhe përziejini mirë.
  • Mollët janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina. Ato gjithashtu kanë një efekt laksativ të butë. Edhe kopëri është i pasur me fibra dietikë dhe për këtë arsye ndihmon në mbajtjen e ujit në mbetjet ushqimore dhe lehtësimin e lëvizjes së butë të zorrëve.
  1. Lëng portokalli

Përbërësit

  • Portokallë të copëtuar
  • Pak kripë të zezë

Si ta përgatisni?

  • Hidhni portokallin në blender. Përziejeni. Hidhni lëngun në një gotë. Shtoni pak kripë të zezë dhe përziejini mirë para se ta pini.
  • Portokallet janë një burim i pasur i vitaminës C, mineraleve dhe fibrave dietike. Fibra dietike ndihmon në mbajtjen e ujit dhe shton mbetjet ushqimore, duke stimuluar lëvizjen e zorrëve.
  1. Lëng limoni

Përbërësit

  • ½ limon;
  • 1 filxhan ujë të ngrohtë;
  • 1 lugë çaji mjaltë;
  • ½ lugë me qimnon;

Përgatija

  • Shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe qimnonin në një gotë me ujë të ngrohtë. Përziejini mirë para se të pini lëngun.
  • Limoni është i pasur me fibra dhe vitaminë C, e cila jo vetëm ndihmon në trajtimin e kapsllëkut, por gjithashtu rrit sistemin imunitar.

Efekte anësore të mundshme të këtyre lëngjeve

  • Lëngjet e frutave përmbajnë sheqer nga frutat dhe mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
  • Rritja e sheqerit në gjak mund të ketë një efekt të kundërt tek njerëzit që kanë diabet.
  • Nëse keni Sindromin e Zorrëve të Irrituara, gjendja juaj mund të përkeqësohet.
  • Nëse vuani rregullisht nga ky problem, përpiquni të ndryshoni dietën tuaj.

Çfarë duhet të hani për të trajtuar kapsllëkun?

Frutat – Kumbulla, dardha, shalqi, portokalli, limon dhe mollë

Perimet – Spinaq, brokoli, karrota, rrepka, panxhar, dhe selino

Proteina – Fasule të bardha ose të kuqe

Farërat dhe arra – farat e qimnonit, farat e kopërit, farat e kungullit, farat e lirit dhe bajame

Yndyra dhe vajra – vaj ulliri

Pije – Ujë, ujë kokosi, dhallë, lëngje frutash të freskëta dhe ujë të detoksifikuar

Këshilla të dobishme

Hani shumë ushqime që përmbajnë fibra dhe mbani veten të hidratuar. Gjithashtu, nëse është e mundur, pini një gotë me ujë të ngrohtë sapo të zgjoheni, madje edhe para se të pini një nga lëngjet që përmendëm më sipër në mëngjes.

Simptomat e kapsllëkut:

  • Lëvizja e ngadalshme e zorrëve;
  • Dhimbje barku;
  • Mbetje ushqimore të ngurtësuara;
  • Nuk ndjeni dëshirën për të shkuar në banjë;
  • Fryrje;
  • Vështirësia në jashtëqitje;
  • Ndjesi të vjellash.

Shkaqet e kapsllëkut:

  • Nuk po pini ujë mjaftueshëm ose lëngje;
  • Nuk po hani mjaftueshëm fibra dietike;
  • Sindromi i zorrëve nervoze;
  • Kancer i zorrës së trashë;
  • Bëni një mënyrë jetese ku qëndroni të ulur;
  • Konsumi i tepërt i alkoolit;
  • Stresi;
  • Shtatzënia;
  • Ilaçet kundër depresionit dhe antacidet;
  • Ndryshim i menjëhershëm në dietë ose nivel aktiviteti;
  • Lëndimi i shtyllës kurrizore;
  • Sklerozë të shumëfishtë;
  • Muskujt e dobët të legenit;
  • Diabet;
  • Hipotiroidet apo hipertiroidet.

Lexo edhe: Keni konstipacion gjithmone para periodave? Ja pse ndodh dhe c’mund te beni per ta trajtuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X