Keni konstipacion gjithmonë para periodave? Ja pse ndodh dhe ç’mund të bëni për ta trajtuar?

0 1

Ekzistojnë një numër arsyesh përse mund të përjetoni kapsllëk para periodave, dhe një prej tyre është se hormonet mund të ndryshojnë.

Ju mund të vëreni se para disa periodave përjetoni kapsllëk dhe para disa të tjerave jo. Sido që të jetë, është krejtësisht normale që të hasni këto dhe probleme të tjera të tretjes para ose pas periodave tuaja.

Kapsllëku para ciklit menstrual, pse ndodh?

Cikli juaj menstrual është rezultat i rregullimeve të vazhdueshme në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit të trupit tuaj. Këto hormone nuk ndikojnë vetëm në ovulimin tuaj por gjithashtu mund të ndikojnë në zakonet tuaja të tretjes.

Disa ekspertë mendojnë se rritja e progesteronit mund të çojë në kapsllëk. Kjo zakonisht ndodh ditët kur ovuloni ose pak ditë më pas.

Ekspertët e tjerë mendojnë se nivelet më të larta të estrogjenit mund të çojnë në kapsllëk. Për shembull, hulumtuesit në vitin 2013 studiuan efektet e estrogjenit dhe progesteronit tek minjtë femra dhe meshkuj për të përcaktuar nëse hormonet shkaktuan kapsllëk.

Në fund të studimit, studiuesit nuk vunë re që progresteroni të kishte ndikuar në lëvizjet e zorrëve. Ata zbuluan se nivelet më të larta të estrogjenit (të cilat rriten para periodave tuaja) ngadalësuan lëvizjen e zorrëve dhe shkaktuan kapsllëk. Është e rëndësishme të theksohet se ky ishte një studim tek kafshët, dhe do të nevojiteshin hulumtime tek njerëzit për të përcaktuar saktë nëse estrogjeni është një faktor ose jo në kapsllëkun që përjetoni para periodave.

Si të lehtësoni simptomat e kapsllëkut?

  • Përqëndrohuni në burimet e fibrave natyrale. Fibrat bëjnë që të shtohet sasia e mbetjeve ushqimore ndonjëherë duke absorbuar lëngjet. Kjo sasi e madhe e mbetjeve ushqimore stimulon lëvizjen e zorrëve, duke ndihmuar për të kapërcyer efektet e hormoneve para dhe gjatë periodave.
  • Përpiquni të shtoni një deri në dy burime të frutave me fibra, perime ose drithëra në dietën tuaj çdo ditë.
  • Ushqimet që duhet të provoni janë:
  • Mollë;
  • Brokoli;
  • Karrota;
  • Tërshëra;
  • Dardha;
  • Mjedër;
  • bizele te ndara.
  • Rritni sasinë e ujit që pini. Nëse konsumoni shumë ujë mund të ndihmoni që mbetjet tuaja ushqimore të jenë më të buta dhe të kalojnë më lehtë.
  • Shtoni stërvitjet. Lëvizja nëpërmjet stërvitjes mund të stimulojë edhe zorrët e ngadalta. Një shembull mund të jetë ecja pas ngrënies.
  • Gjithmonë shkoni në tualet sa herë e ndieni se keni nevojë për të shkuar. Nëse nuk shkoni kur ju vjën për të shkruar mund të prishni lidhjen tru-trup. Kjo gjithashtu bën që mbetjet ushqimore të bëhen më të forta dhe më të vështira për t’u kaluar.
  • Bisedoni me mjekun tuaj rreth laksativave. Laksativa ka për qëllim të jetë një zgjidhje afatshkurtër për t’ju ndihmuar ta kaloni këtë problem. Shembujt përfshijnë laksativa lubrifikantë, si vaj mineral, sodium docusate (Colace) etj. Gjithmonë flisni me mjekun tuaj përpara se t’i merrni ato.

Si të parandaloni kapsllëkun në të ardhmen?

  • Shmangni pijet që ju dehidratojnë si kafeina dhe alkooli në kohën para apo gjatë periodave. Këto pije janë diuretikë natyrorë dhe mund të zvogëlojnë sasinë e ujit në trupin tuaj. Kjo nuk do të linte ujë në dispozicion që mbetjetet tuaja ushqimore duhet të absorbonin.
  • Ruani një dietë të shëndetshme. Ndiqni një dietë të pasur me fruta të freskëta, perime, dhe drithëra gjatë gjithë kohësm jo vetëm në periudhën para periodave.
  • Merrni parasysh kontraceptivët oralë. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të hormoneve. Kjo mund të lehtësojë disa nga çrregullimet e rënda që shkaktojnë kapsllëk ekstrem një muaj dhe diarre në muajin tjetër.
  • Bisedoni me një mjek për medikamentet me recetë. Nëse kapsllëku juaj fillon të bëhet i përhershëm vizitohuni tek një mjek, sidomos në rastet kur masat që keni marrë në shtëpi nuk kanë funksionuar.

Problemet e tjera të tretjes

Kapsllëku nuk është i vetmi problem i tretjes që mund t’ju dëmtojë gjatë periodave tuaja.

Diarreja. Disa njerëz përjetojnë diarre për shkak të rritjes së prostaglandineve (një lloj hormoni tjetër) kur filloni periodat tuaja. Këto hormone lehtësojnë muskujt e butë, duke përfshirë edhe zorrët tuaja.

Çfarë mund të bëni: Pini shumë ujë për të parandaluar dehidratimin nga diarreja. Shmangni ushqimet që përmbajnë shumë laktozë, sheqer ose kafeinë pasi ato mund ta përkeqësojnë diarrenë. Ka medikamente që trajtojnë diarrenë, por zakonisht ato përdoren nëse kjo situatë vazhdon për disa ditë.

Gazra. Rritja e prostaglandineve gjithashtu mund të bëjë që të keni shumë gazra. Ajo që mund të bëni është të shmangni ushqimet që e nxisin këtë si fasulet dhe brokolit. Shmangni pijet e gazuara, të cilat gjithashtu mund të rrisin gazrat.

Ndjenjë fryrje. Nivelet në rritje të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë ndjenjë fryrje. Ajo qe mund të bëni është të shmangni ushqimet me shumë natrium që mund të përkeqësojnë frymëmarrjen. Pirja e mjaftueshme e ujit gjithashtu mund të ndihmojë nxitjen e trupit për lirimin e disa lëngjeve të tepërta.

Lexo edhe: Perdorimi i lengut te kumbullave ndihmon per kurimin e konstipacionit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X