Të gjitha nënat punojnë. Të punosh do të thotë të investosh diçka më shumë për familjen, fëmijën si edhe veten tuaj. Themi veten tuaj sepse një nënë ka nevojë të jetojë jetën e saj në të gjitha drejtimet, të ndihet dhe të jetë e dobishme, të ketë të ardhurat e saj, të bëjë karrierë si edhe të jetë një grua dhe nënë e mirë. Pra edhe nëse ju punoni nuk jeni aspak një grua dhe nënë e keqe.
Por cilat janë ato 5 gjërat që vetëm një nënë që punon i kupton dhe ndjen?
1. Ajo është gjithmonë me nxitim. Ajo ka më pak kohë në dispozicion për t’u kujdesur për fëmijën si edhe për t’u marrë me punët e shtëpisë.
2. Ndihen shpesh në faj. Edhe pse e dinë se këtë po e bëjnë për të mirën e familjes ndihen në faj. Ato qajnë më shpesh kur fëmijët janë sëmurë dhe nuk janë pranë tyre gjatë gjithë kohës.
3. Ndihen të gjykuara. Nuk janë të pakta rastet kur një nënë që punon etiketohet si një nënë që nuk është pranë familjes, pra si një nënë që mungon për më të shumtën e kohës.
4. Ajo i jep fëmijës më shumë liri. Nënat që punojnë jashtë shtëpisë janë më të prirura për të plotësuar më shumë dëshirat e fëmijës si edhe t’ju japin atyre më shumë liri. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fëmijët e nënave që punojnë janë të llastuar.
5. Janë më të prirura për të pasur një organizim më të mirë. Duke qënë se e kanë kohën e kufizuar duhet të kenë një organizim të mirë dhe këtë veti jua transmetojnë edhe fëmijëve. Sipas disa studimeve, këta fëmijë do të përshtaten më mirë me të punuarit në moshë madhore.
Lexoni edhe: Nenat qe punojne nuk jane te verteta
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu