Nenat qe punojne nuk jane nena te verteta…

0 0

Këtë me siguri edhe ju e keni dëgjuar shpesh dhe nëse jeni një nënë që punoni ndoshta jeni ndierë edhe më keq. Por a e dini se çfarë përgjigje ka dhënë një nënë në rrjetin social Instagram në lidhje me një shprehje të tillë…

Tova Leigh, blogere dhe aktore, jep një përgjigje të merituar për të gjithë…

“Po i kthej një përgjigje personit që më shkruajtise nënat që punojnë nuk janë nëna të mira dhe të vërteta. Para së gjithash jetojmë në shekullin 21 por me siguri njerëz si ty e kanë humbur kujtesën, megjithatë më lejo të të jap lajmin “gratë punojnë”!

Së dyti mendoj se nuk ke një koncept të qartë të asaj që do të thotë “të jesh një nënë e mirë” dhe më lejo të ta shpjegoj.

Nuk ka rëndësi nëse një grua nxjerr nga vagina e saj fëmijën apo i çajnë barkun për t’i nxjerrë beben, nëse e ka adoptuar me shumë dashuri. Nuk ka rëndësi nëse ushqen me gji apo biberon në çdo orë të ditës dhe natës, nëse qëndron në shtëpi apo kthehet në punë. Nuk ka rëndësi nëse luan me fëmijën për 5 orë në ditë pa ndërprerje apo harxhon edhe kohë për veten e saj. Nuk ka rëndësi nëse gatuan, porosit darkën jashtë, nëse shtëpia e saj është e pastër apo rrëmujë, nëse biskotat i gatuan në shtëpi apo i blen në dyqan. Nuk ka rëndësi nëse ka durim apo shpesh e humb atë.

Ajo që ka rëndësi është që e do fëmijën e saj me gjithë zemër dhe bën më të mirën për t’u kujdesur për të, në mënyrën e duhur. Sepse “nëna e mirë” mund të gjendet në të gjitha format e mundshme dhe nuk ka një formë të caktuar të përkufizimit si një prind i mirë.

Dhe për ta mbyllur një nënë nuk ka nevojë për kritikat e tua dhe të askujt tjetër në lidhje me zgjedhjet që ajo bën, por ti je shumë i/e mirëpritur të japësh ndihmë nëse je në gjendje.

Jemi mjaftueshëm të forta për të pranuar se të jesh një “nënë e vërtetë” (çfarëdolloj kuptimi të ketë për secilin prej nesh) nuk është e lehtë dhe në vend që të flisni jepni ndihmën tuaj!

 

Ose… na lini ta bëjmë sipas mënyrës tonë!

Lexoni dhe: 10 gjerat qe vetem nje nene qe punon mund te kuptoje

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X