Prej shumë vitesh Siria gjendet në një realitet të trishtë mes dhunës, bombardimeve, shkatërrimit që ka pllakosur gjithë vendin.
Ata që preken më së shumti nga këto katastrofa njerëzore janë fëmijët, të cilët rrezikojnë të ngelen të traumatizuar.
Por këtë realitet tragjik, babai i një vajze 3-vjeçare është munduar ta kthejë në një përvojë gazmore për t’i lehtësuar sado pak përjetimin së bijës.
Abdallah Muhammad, një gazetar që tregon se kjo ide i kishte lindur kur vajza ishte më e vogël, e cila kishte parë fishekzjarret e festës së Bajramit dhe ishte kënaqur me to.
Në të njëjtën mënyrë i ati i kishte shpjeguar çdo shpërthim tjetër, kështu që vajza ta merrte me të njëjtin entuziazëm si fishekzjarret.
“Tani që është më e madhe, kupton edhe dallimin mes bombardimeve të avionëve dhe predhave. Por kur më sheh mua duke qeshur, qesh edhe ajo. Kur kuptojmë që do të ketë një sulm ajror, dal për ta xhiruar nga ballkoni dhe i them të më ndjekë. Kështu bëhet si lojë, që ajo të mos trembet”.
Great content! Super high-quality! Keep it up! 🙂