2 prilli: Dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin

0 0

2 prilli është dita botërore e ndërgjegjësimit global rreth autizmit. Ashtu si çdo vit, monumentet kryesore në të gjithë botën do të ngjyrosen me blu, ngjyra e cila është simbol i autizmit.

Që nga viti 2007, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur 2 prillin si ditën botërore për ndërgjegjësimin e autizmit. Një mundësi për të folur për këtë çrregullim delikat neuropsikik dhe për të mos harruar familjet dhe njerëzit të cilët duhet të ndeshen me autizmin çdo ditë.

Gjatë viteve të fundit, ndërtesa e Empire State në Nju Jork, Statuja gjigante e Krishtit në Rio de Janeiro, piramida e madhe e Gizës në Egjipt, si dhe Harku i Kostandinit në Romë, janë ndriçuar me ngjyrën blu.

 Autizmi nuk është një sëmundje

Autizmi nuk është një sëmundje. Një sëmundje, në fakt, përfshin një diagnozë dhe një shërim: nga ana tjetër, autizmi nuk shërohet. Autizmi është një sindromë: do të ishte më mirë të quhej ‘sindromi i spektrit të autizmit’, një sindrom që ndikon gjithë morfologjinë e personit, dhe ndikon në çdo aspekt të qenies së tij. Çdo individ me autizëm është unik dhe i papërsëritshëm sepse ekzistojnë kombinime të pafundme të këtij sindromi.

Sipas specialistëve trajtimi i autizmit duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që vuajnë nga kjo gjendje.

Për fat të keq në vendin tonë ka ende mungesë informacioni lidhur me autizmin, apo shpesh ndodh që të mos bëhet diagnoza e saktë.

Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët.

Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës trevjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese”.

Pse është zgjedhur ngjyra blu si simbol i autizmit?

Në fakt nuk ka ndonjë arsye specifike përveç faktit që bluja është ngjyra e paqes dhe sinqeritetit. Këtë ngjyrë e ka zgjedhur edhe Organizata Ndërkombëtare për Autizmin si pjesë të logos së saj. Bluja është zgjedhur pasi jep ndjenjën e qetësisë dhe pranimit në një botë që ndonjëherë mund të jetë shumë e zhurmshme dhe sfiduese.

Lexo edhe: Autizmi, shenja te ndryshme te djemte dhe vajzat

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X