“Mos e shikoni autizmin si sëmundje” mesazhi frymëzues i nënës së një djali autik

0 0

Jeta për prindërit e fëmijëve me autizëm është ndryshe nga ajo e prindërve të tjerë. Me më shumë sfida, por edhe me shumë dashuri. Çelësi i një prindërimi të mirë në këto rrethana është të mos dorëzoheni kurrë, të mos hiqni dorë përballë vështirësive dhe t’i dhuroni fëmijëve shumë dashuri.

Një lajm i tillë nuk është aspak i lehtë për asnjë prind. Kështu ka qenë edhe për trajneren e fitnesit Malin Bjork, e cila mësoi pak kohë më parë se djali i saj i dytë 2 vjeç u diagnostikua me autizëm.

Por, diferencën e bëjnë ata prindër që pasi kanë qarë kur marrin lajmin, pasi kanë ndjerë trishtimin më të thellë, fshijnë lotët, ngrihen në këmbë dhe ia dedikojnë jetën ndihmës së fëmijëve të tyre. Ata që harxhojnë çdo energji për të përmirësuar sadopak e me ritme sado të vogla jetën e vogëlushit të diagnostikuar me autizëm.

Kështu ka bërë edhe Malin, e cila e ka dëshmuar shpesh në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar disa foto në Instagram me një shkrim shumë domethënës për të birin.

“Shikimi i botës përmes syve te ty, do të na mësojë shumë gjëra të mrekullueshme. Për këdo që gjendet në të njëjtën situatë, mos e shikoni autizmin si sëmundje, ata thjesht e shohin botën ndryshe: në mënyrën e tyre të bukur dhe speciale.

Lenoks do të jetë gjithmonë djali ynë i shtrenjtë dhe e di se do të shkëlqejë në gjithçka që do dojë të bëjë në jetë”.

Kështu ka shkruar trajnerja e fitnesit, e cila pak kohë më parë ndau me publikun lajmin se i biri ishte prekur nga autizmi.

Lexo edhe: Femija 4 vjec feston ditelindjen, shoket nuk shkojne se eshte autik






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X