Fëmija 4 vjeç feston ditëlindjen, shokët nuk shkojnë se është autik

0 0

 

Festa e ditëlindjes është për secilin fëmijë një rast i veçantë për t’u argëtuar me miqtë e tij, për të luajtur dhe për të fikur një tjetër qiri. Kryesorët për ta bërë një festë ditëlindjeje të bukur janë padyshim mysafirët. Për këtë arsye, në Cavezzo në Itali, një djalë 4 vjeçar, të cilit nëna e tij kishte organizuar një festë të bukur për ditëlindjen, nuk mundi të festonte. Në festën e ditëlindjes së fëmijës nuk u paraqitën shokët e kopshtit, ose më mirë, nga 23 prindër vëtëm njëri solli fëmijën e tij. 22 të tjerë nuk ishin të pranishëm në festë, as nuk kishin mirësjelljen për të paralajmëruar se nuk do të shkonin. Djaloshi që kishte ditëlindjen është i prekur nga autizmi dhe nëna dyshon se për këtë arsye prindërit e fëmijëve të tjerë nuk erdhën.

Pse shokët nuk u paraqitën në festë

“Sot, si nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara, ndihem e zhgënjyer nga njerëzit rreth nesh. Dikush nuk mundi të vijë për shkak të një aksidenti në minutën e fundit, një tjetër fëmijë ishte i sëmurë, ndërsa prindërit e tjerë thoshin se ishin Dëshmitarë të Jehovait dhe nuk festonin ditëlindje. Isha shumë keq, sepse kisha bërë disa investime për të organizuar ditëlindjen dhe gjithashtu bleva një tortë të madhe. Unë nuk e di se cila është arsyeja: dikush më tha se djali im nuk është i vaksinuar, por fakti që unë jam kundër vaksinave nuk duhet të bjerë mbi djalin tim. Mësova pastaj se shumë nëna nuk erdhën sepse unë u kërkova të mos sillnin dhurata, pasi im bir ka shumë lodra tashmë”,- shprehet nëna e vogëlushit.

Gruaja në fakt ka hapur një shoqatë për të ndihmuar fëmijët autikë, ashtu si djali i saj. Organizata jofitimprurëse quhet “Princi i vogël” dhe mbledh fonde për terapi muzikore dhe kurse integrimi.

Pas zhgënjimit, festa për të voglin

Pas festës së humbur të ditëlindjes, fëmija më në fund mundi të fikë qiriun e tij të katërt.

Lexo edhe: A do te sherohet ndonjehere femija im autik?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X