Shenjat e para paralajmëruese të autizmit tek fëmijët sipas moshës

0 1

Secili fëmijë zhvillohet me një ritëm të ndryshëm, prandaj është e vështirë të përcaktohet kur një fëmijë do të mësojë një aftësi të caktuar, por ka pika historike universale që fëmijët zakonisht do të shfaqin gjatë zhvillimit të tyre. Mungesa e këtyre pikave ose një regres në zhvillim, mund të jetë një tregues i hershëm se fëmija juaj ka autizëm.

Zbulimi i hershëm i Autizmit përfshin vërejtjen e mungesës së sjelljeve normale, jo praninë e atyre jo normale.

Shenjat paralajmëruese të autizmit sipas moshës

  • 6 muaj: nuk ka buzëqeshje të mëdha ose shprehje lumturie.
  • 9 muaj: nuk ka ndërveprim, nuk ndan me sende me të tjerët duke marrë dhe dhënë dhe mungojnë tingujt e shprehitë e fytyrës.
  • 12 muaj: nuk përgjigjet kur e thërrasin në emër, apo nuk reagon ndaj gjesteve.
  • 14 muaj: nuk i tregon dot objektet apo nuk tregon interes.
  • 16 muaj: nuk flet.
  • 18 muaj: nuk angazhohet në veprime të thjeshta loje.
  • 24 muaj: nuk thotë fraza kuptimplota dhe të pavarura me dy fjalë.

Edhe pse shenjat mund të jenë të pranishme, autizmi nuk diagnostikohet tipikisht para moshës 2 vjeçare.

Pas kësaj moshe mund të filloni të shihni disa sjellje anormale, të tilla si:

  • shmangia e kontaktit me sy;
  • përsëritja e fjalëve dhe frazave;
  • shqetësim për ndryshime të vogla;
  • shprehi të papërshtatshme të fytyrës;
  • shmang ose kundërshton kontaktin fizik;
  • rregullon vetëm lodra ose objekte të tjera;
  • hiperaktivitet ose impulsivitet;
  • rutina të pazakonta të të ngrënit e të fjeturit;
  • mungesa e frikës.

Çfarë do të bëni si prindër

Si prind, mund të merrni disa hapa shumë proaktivë në përcaktimin e hershëm nëse fëmija juaj ka autizëm. Kjo fillon duke monitoruar zhvillimin e fëmijës suaj dhe duke mbajtur parasysh vonesat e mësipërme dhe duke marrë gjithmonë veprime nëse jeni të shqetësuar. Asnjëherë mos mendoni që do prisni e do shikoni ç’do ndodhë kur bëhet fjalë për zhvillimin e fëmijës suaj. Gjithmonë besojini instinkteve tuaja; ju e njihni fëmijën më mirë se kushdo!

Disa studime interesante kanë treguar që sjelljet e autizmit rikuperohen plotësisht me ndërhyrje të hershme!

Lexo edhe: Problemet ne shtatzani qe rrisin rrezikun e autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X