Problemet në shtatzani që rrisin rrezikun e autizmit

0 0

 

Autizmi, a ndikohet nga problemet që hasen gjatë shtatzanisë?

Sipas disa studimeve, rreziku për një fëmijë që mund të preket nga autizmi është gjithashtu i lidhur me disa komplikime të shtatzanisë, në veçanti para-eklampsia dhe diabeti. Hulumtuesit në Universitetin College Cork në Irlandë kanë analizuar dhjetëra studime të pre-eklampsisë në shtatzëni dhe çrregullime zhvillimore në foshnjën e palindur nga autizmi te hiperaktiviteti dhe defiçiti i vëmendjes.

Shqyrtimi bëri që studiuesit të arrijnë në përfundimin se vuajtja nga pre-eklampsia gjatë shtatzanisë shoqërohet me një rritje prej 35% të rrezikut të autizmit për fëmijën.

Llojet e ndryshme të diabetit

Megjithatë, një tjetër studim ka lidhur autizmin me diabetin e nënës, madje edhe në llojin 1 (varur nga insulina). Fëmijët e grave me diabet të tipit 1 kanë 2-fish më shumë rrezik për t’u prekur nga autizmi krahasuar me fëmijët e tjerë. Diabeti i tipit 2 tek nëna rrit rrezikun e autizmit të foshnjës deri në 45%, ndërsa diabeti i gestacionit para javës së 27 të shtatzënisë e rrit atë me 30%.

Në kërkim të një shkaku

Autizmi është një çrregullim neuro-zhvillimor që manifestohet në vitet e para të jetës me sjellje të përsëritura dhe një dëmtim të rëndë të ndërveprimit social dhe komunikimit verbal dhe joverbal. Megjithëse shkaqet ende nuk janë të njohura plotësisht, hulumtimi sugjeron që faktorët gjenetikë dhe metabolikë mund të pengojnë maturimin fiziologjik të neuroneve dhe qarqeve funksionale. Faktorët e mjedisit janë gjithashtu të implikuar, të tilla si ekspozimi ndaj ndotësve gjatë shtatzanisë. Faktorë të tjerë të rrezikut, mosha e avancuar e prindërve (sidomos e babait), pesha e ulët e lindjes etj.

Meshkujt janë më të prekur

Raporti mes djemve dhe vajzave të prekur nga autizmi është 4 me 1 sipas disa studimeve.

Duhet të dini që:

Autizmi komprometon aftësinë për të bashkëvepruar dhe për të komunikuar me të tjerët. Ndërhyrja e hershme është thelbësore: diagnoza tani është e mundur në moshën 2-3 vjeçare.

Lexo edhe: Herpesi ne shtatzani dyfishon rrezikun e autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X