15 thashetheme të papavërteta rreth vezëve që nuk duhet t’i kishit besuar kurrë

0 0

Ka kaq shumë mënyra për të gatuar vezët: ju mund të skuqni, t’i bëni omletë, t’i rrihni etj. Mirëpo kemi dëgjuar shumë mite të pavërteta për dobinë  e vezëve apo për dëmin që mund të shkaktojnë.

Disa njerëz besojnë akoma se nuk duhet të konsumojmë vezë pasi ato kontribuojnë në kolesterolin e lartë. Të tjerë mendojnë se vetëm vezët e pulave që kullotin në lëndina janë të shëndetshme,

Më poshtë ju tregojmë disa thashetheme për vezët, që të kuptojmë se cilat janë të vërteta dhe cilat të rreme.

1.Njerëzit me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë vezë.

Për një periudhë të gjatë kohe, njerëzve me kolesterol të lartë u rekomandohej të mos konsumonin produkte që mund të rrisin kolesterolin. Vezët ishin në listën e ushqimeve të ndaluara. Dhe po, e verdha e vezës përmban më shumë yndyrë dhe kolesterol se sa e bardha. Por jo të gjitha yndyrnat janë të këqija dhe jo gjithmonë rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Natyrisht, nuk është ide e mirë për të ngrënë 3 vezë për mëngjes çdo ditë, por nëse hani 1 vezë në ditë nuk do t’ju dëmtojë. Ata që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të hanë jo më shumë se 3 vezë në javë.

2.Kush do të humbë në peshë nuk duhet të hajë të verdhën e vezës

Disa njerëz nuk e hanë të verdhën e vezës, sepse kanë frikë nga shtimi i peshës. Në fakt, e verdha e vezës përmban proteina shtesë dhe substanca të tjera të dobishme të tilla si vitamina D që kontribuojnë në absorbimin e kalciumit. Ato gjithashtu përmbajnë kolinë që siguron funksion të mirë të mëlçisë.

Këto substanca, si dhe luteina që janë të dobishme për sytë tanë, mungojnë tek e bardha e vezëve. Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se 1 vezë në ditë mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Eksperimentet tregojnë se të konsumimi i një veze për mëngjes zvogëlon sasinë e ushqimit që hani më vonë dhe kështu, numrin e kalorive që konsumoni.

3.Vezët e freskëta janë më të shëndetshme se ato të ziera.

Disa njerëz i pinë vezët të freskëta, për të rritur muskujt, për të përmirësuar zërin e tyre ose për të zvogëluar acidin e stomakut. Por dobia e një veze të papërpunuar është tepër e mbivlerësuar. E bardha e vezëve të freskëta nuk absorbohet lehtë dhe mund të bllokohet absorbimi i biotinës.

4.Vezët janë vetëm në ngjyrë të bardhë ose kafe.

Ngjyra e vezëve mund të jetë e ndryshme, por zakonisht më të përhapurat janë ato në ngjyrë të bardhë dhe kafe. Ngjyra e kores varet nga raca e pulës. Ka disa raca që nuk jetojnë në Shqipëri (si Araucana, Ameraucana) të cilat bëjnë vezë blu ose të gjelbra.

5.Vezët kafe janë më të mira se vezët e bardha

Shpesh dëgjojmë se produktet ngjyrë kafe ose të zezë janë më të shëndetshme se ato të bardha (për shembull, buka ose sheqeri). Por kjo nuk është njëlloj dhe për vezën. Studimet kanë treguar se vezët kafe janë pothuajse të njëjta me vezët e bardha.

Vezët janë më të mira bazuar në  faktorë të tjerë. Për shembull, vezët e një pule që kalon shumë kohë në diell përmbajnë 3-4 herë më shumë vitaminë D. Ose pulat që hanë ushqime të pasura me omega-3, kanë vezë që përmbajnë më shumë omega-3.

6.Vezët e pulave që kullosin nëpër lëndina janë më të mira.

Kjo është një deklaratë e diskutueshme. Megjithëse vezët e pulave që rriten në gjelbërime përmbajnë më shumë vitamina A, E, D dhe omega-3, ato vuajnë nga sëmundje më shpesh sesa pulat në regjim.

7.Ngjyra e të verdhës së vezës përcakton cilësinë e saj.

Në pamje të parë, kjo deklaratë duket logjike. Në fakt, ngjyra e të verdhës së vezës varet nga dieta e pulave: sa më shumë karotenoide ka, aq më e theksuar do të jetë e verdha. Nuk ka rëndësi nëse pulat ecin nëpër fusha apo qëndrojnë në kafaze.

Misri, jonxha, hithrat dhe disa bimë të tjera e bëjnë të vërdhën e vezës më të fortë. Nëse pulat shpenzojnë më shumë kohë në kafaze, tonaliteti i të verdhës së tyre mund të ndryshohet me aditivët e ushqimit të tilla si canthaxanthin. Por të gjitha këto dukuri ndikojnë vetëm në ngjyrë (konsumatorët zakonisht preferojnë ngjyra të forta). Nëse e verdha e vezës është e zbehtë, kjo nuk do të thotë se vezët janë të cilësisë së keqe ose të prishura.

8.Gratë shtatzëna nuk duhet të hanë vezë.

A keni dëgjuar që nëse një nënë shtatzënë ha vezë, fëmija i saj do të vuajë nga alergjia? Ky në fakt, është vetëm një thashethem. Vezët janë një burim universal i proteinave, vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve. Pra, rekomandohet të hani vezë si edhe manaferra, peshq, fasulet dhe drithëra. Duhet vetëm të shmangni konsumin e  vezëve të pagatuara.

9.Fëmijët nën 1 vjeç nuk duhet të hanë vezë.

2% e fëmijëve janë alergjikë ndaj vezëve. Është normale që fëmija të hajë ushqime të pasura me proteina sapo të mbushë 7 muaj. Mund të filloni me 2 lugë të vogla. Shtoni produkte një nga një dhe vëzhgoni reagimin e fëmijës suaj. Nëse alergjia nuk ndodh brenda 4 ditëve, gjithçka është në rregull. Në raste të tjera, është më mirë të shkoni tek një pediatër.

10.Vezët e pllenuara janë më të dobishme.

Një pulë mund të bëjë vezë edhe pa një gjel. Por vezët e tilla nuk kthehen në pula. Ka një besim se vezët e pafertilizuara janë më pak të dobishme sesa ato të fekonduara. Por nuk ka dallim të rëndësishëm midis tyre. Rëndësi ka se sa të freskëta janë vezët.

11.Vezët nuk duhet të lahen dhe ruhen në frigorifer. Kjo varet nga vendi. Në disa vende, njerëzit preferojnë të mos I fusin vezët në frigorifer dhe t’i lënë ato në një dhomë. Prodhuesit amerikanë (si dhe ata japonezë, australianë dhe skandinavë) I lajnë vezët për të parandaluar salmonelozën. Në vendet evropiane, është e ndaluar të lani vezët për të mos shkatërruar shtresën e tyre natyrore mbrojtëse. Për të parandaluar salmonelozën, pulat janë vaksinuar.

12.Dera e frigoriferit është vendi më i mirë për të ruajtur vezët.

Pothuajse të gjithë frigoriferët kanë një raft të veçantë të vendosur në derë. Por nuk rekomandohet të ruhen vezët atje. Vezët ruhen më mirë në një temperaturë të qëndrueshme. Dera është vendi më i ngrohtë dhe temperatura ndryshon gjithmonë atje. Vendi më i mirë për të ruajtur vezët është në raftin e mesëm.

13.Mënyra e gatimit të vezëve nuk ka ndikim në tretshmërinë e lëndëve ushqyese. Ngrënia e vezëve nuk është e mjaftueshme, duhet t’i gatuash mirë. Vezët e pjekura në furrë mbi 170 gratë humbasin rreth 45% të vitaminës së tyre D brenda 40 minutash. Vezët e skuqura dhe të ziera ruajnë pothuajse 90% të kësaj vitamine.

14.E bardha e vezëve na ndihmon të heqim qafe rrudhat.

Maskat në shtëpi me të bardhën e vezëve sot janë shumë të njohura: ato e bëjnë lëkurën të duket më e lehtë dhe na ndihmojnë të heqim qafe rrudhat. Por si funksionon në të vërtetë? Kur uji del nga sipërfaqja e lëkurës, e bardha e vezëve formon një membranë të hollë që mund të lahet lehtësisht.

Vezët përmbajnë shumë proteina, vitamina E dhe B, dhe biotinë. Mungesa e këtyre substancave i bën flokët dhe thonjtë të dobët. Vezët ndihmojnë që këto pjesë të trupit të qëndrojnë të shëndetshme.

15.Vezët e thëllëzave janë më të mira se të tjerat.

Vezët e thëllëzave në të vërtetë përmbajnë më shumë proteina, vitamina dhe elemente të dobishme sesa vezët e pulave, por ndryshimi nuk është aq i rëndësishëm. Vlen të përmendet se edhe thëllëzat vuajnë nga salmonela, kështu që nuk është e rekomanduar të hani vezët e tyre të papërpunuara.

Lexo edhe: A eshte e shendetshme te hash veze cdo dite?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X