10 minuta stërvitje në ditë përmirësojnë kujtesën

0 0

Mjaftojnë vetëm 10 minuta aktivitet fizik në ditë për të përmirësuar kujtesën dhe për të stimuluar trurin, pavarësisht nga aktiviteti që zgjidhni të kryeni. Ky është konluzioni sipas një studimi të kryer nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Kalifornisë në Irvine dhe Universitetin japonez të Tsukuba.

Lidhja me sportin

Studiuesit analizuan 20 të rinj, të cilëve iu kërkua të praktikojnë 10 minuta stërvitje të moderuar. Pas kryerjes së sportit, vullnetarët iu nënshtruan një prove për të matur kapacitetin e tyre të kujtesës, që tregoi një përmirësim të dukshëm. Më pas, studiuesit i kërkuan një grupi tjetër prej 16 personash për të praktikuar 10 minutat e aktivitetit fizik të kryer nga grupi i parë. Me anë të një pajisjeje ata vëzhguan trurin para dhe pas ushtrimit dhe gjetën përmirësim të”cortecia”, e cila është përgjegjëse për rikthimin dhe dallimin e kujtimet, të rëndësishme për formimin e kujtesës.

Më pak rreziqe për çrregullimet mendore

Michel Yassa, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, shpjegoi se hipokampusi është një zonë e rëndësishme për formimin e kujtimeve të reja dhe një nga të parët që përkeqësohet me moshën, veçanërisht në rastin e Alzheimer. Prandaj, përmirësimi i funksionalitetit të hipokampusit është një mënyrë për të rritur kujtesën çdo ditë. Një zbulim themelor gjithashtu për të parandaluar çrregullimet mendore tek të moshuarit. Qëllimi momental është identifikimi i sa shumë ushtrimeve që janë më të përshtatshme për mbrojten e shëndetit mendor.

 Ta dini!

Ushtrimi i aktivitetit fizik çdo ditë ul stresin, zvogëlon ankthin, lufton humorin e keq dhe depresionin.

Lexo edhe: Si ndryshon kujtesa e gruas ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X