10 hapa për të pasur një tru më të lumtur dhe më të shëndetshëm

0 0

A e dinit se është e mundur që performanca e trurit tuaj të përmirësohet nga stili juaj i jetës apo veprime të ndryrshme?

Marrja e vendimit për të vlerësuar, mbrojtur dhe ushqyer trurin tuaj me njohuri, ushqime dhe dashuri do të bëjë që të keni një tru më të shëndetshëm – dhe një tru i shëndetshëm është një tru i lumtur.

Merrni parasysh këta 10 faktorë për të filluar përmirësimin e shëndetit tuaj të trurit që sot:

  1. Hani yndyra më të shëndetshme. Për shumë vite yndyrat janë konsideruar si një ushqim i keq, por në të vërtetë truri juaj ka nevojë për këto yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin optimal të njohurive të trurit. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3, të tilla si arra, avokado, fara lulesh, soje, vaj ulliri dhe vezë. Megjithatë, peshku është burimi bazë për këtë yndyrë esenciale. Nëse nuk ju pëlqejnë ushqimet e detit, mund të flisni me mjekun që t’ju japë disa suplemente shtesë.
  2. Qëndroni aktive. Lëreni gjakun tuaj të rrjedhë. Ushtrimi është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin e trurit tuaj. Stërvitjet përmirësojnë shëndetin e indeve të trurit duke rritur rrjedhjen e gjakut në të gjithë trurin tuaj. Ushtrimet gjithashtu stimulojnë zhvillimin e qelizave të reja nervore dhe forcon lidhjen ndërmjet qelizave ekzistuese të trurit.
  1. Sfidoni veten çdo ditë. Aktiviteti mendor rrit rrjedhjen e gjakut, ushqyesve dhe oksigjenit në trurin tuaj. Qëndrimi i angazhuar në njohuri dhe aktivizimi i pjesëve të ndryshme të trurit tuaj mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit. Ju mund të dëshironi të merrni parasysh edukimin formal ose të bëni një aktivitet në kohën e lirë që përfshin stimulim mendor, si për shembull të mësoni një gjuhë të re, të luani në një instrument apo të merrni leksione kërcimi. Aktivitete të tilla si të shkruash poezi, të zgjidhësh një fjalëkryq ose të luash një lojë tjetër që të aktivizon trurin mund të jenë shumë të dobishme për këtë të fundit.
  2. Bëni më shumë gjumë. Mesatarisht një i rritur kërkon rreth 7-8 orë gjumë çdo natë. Nëse po mendoni se a është vërtet i rëndësishëm gjumi për shëndetin e trurit? Atëherë duhet ta dini absolutisht është i rëndësishëm. Kur flini, sistemi juaj glimfatik fshin dhe rindërton një efekt të quajtur adenosine në trurin tuaj. Nëse ju ia mohoni vetes gjumin e nevojshëm, do të rezultoni në një grumbullim të këtyre “mbetjeve” që ngelen pa u fshirë, gjë që mund të ndikojë negativisht në kujtesën tuaj, vëmendjen, disponimin dhe shpejtësinë e perceptimit.
  3. Gjithmonë mendoni pozitivisht. Menaxhimi i stresit dhe reduktimi i Mendimeve Automatike Negative (ANT) mund të përmirësojnë shëndetin e trurit. Hulumtimet lidhin mendimet negative me rritjen e efekteve të stresit, humorin e ulët dhe plakjen e përshpejtuar. Për të mbajtur trurin tuaj të shëndetshëm, gjeni mënyra për të menaxhuar stresin dhe për të mbajtur mendimet tuaja pozitive.
  4. Rrethojeni veten me mbështetjen e duhur. Mbështetja familjare dhe komuniteti janë thelbësorë për të përmirësuar shëndetin e trurit tuaj. Nëse rrethoheni me njerëz që janë pozitivë, një mënyrë jetese aktive dhe konsumimi i një dietë të shëndetshme, do t’ju inkurajojë të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme për trurin.
  5. Krijoni lidhje. Mbajtja e një rrethi të fortë shoqëror siguron burime të mbështetjes, zvogëlon depresionin dhe nxit stimulimin intelektual. Hulumtimet tregojnë se individët me lidhje të forta sociale përjetojnë ritme më të ngadalta të rënies së kujtesës. Bëni një përpjekje për t’u lidhur me të tjerët dhe për të gjetur aktivitete të rregullta sociale që ju pëlqejnë.
  6. Mësoni se cila është “pse-ja” juaj. Gjeni qëllimin tuaj në jetë dhe përdoreni atë për t’ju çuar përpara. Njerëzit që e kanë kuptuar qëllimin e jetës së tyre, sipas studimeve, kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundje të lehta njohëse si dhe sëmundje si Alzhaimer. Nuk është gjithmonë e lehtë të dihet qëllimi juaj, por qëndroni një minutë për të menduar për atë që ju motivon, çfarë ju nxit dhe çfarë u sjell kuptim ditëve tuaja.
  7. Kufizoni zakonet e rrezikshme. Konsumi i tepërt i alkoolit dihet se ka një ndikim afatgjatë negativ në tru, që çon në humbje të kujtesës, vështirësi në mësim dhe forma të tjera të dëmtimit njohës. Rekomandohet që të kufizoni konsumin e alkoolit dhe të shmangni pijet e dëmshme për të zvogëluar rrezikun për ndryshimet njohëse afatgjata. Pirja e duhanit gjithashtu përshpejton plakjen e trurit tuaj.
  8. Filloni. Lajm i mirë është se kurrë nuk është tepër vonë për të ndërmarrë hapa për të përmirësuar shëndetin e trurit. Truri juaj është një organ dinamik që vazhdimisht përshtatet dhe ndryshon. Hapi i parë për përmirësimin e shëndetit të trurit është të pranoni se është brenda kontrollit tuaj. Merrni vendime të shëndetshme për trurin sot që të keni një tru më të shëndetshëm dhe më të lumtur sot, nesër dhe për pjesën tjetër të jetës.

Lexo edhe: Nëse shohim detin, ndodhin ndryshime në trurin tonë që na bëjnë të lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X