Marrja e një suplementi shtesë prej 200 mg në ditë vaj peshku nga ana e nënës gjidhënëse për një periudhë kohore prej 4 muajsh do të ishte tepër e vlefshme duke qënë se ndikon në rritjen e aftësisë së fëmijës për t’u përqëndruar më mirë deri në vitin e pestë të jetës. Këtë e ka pohuar edhe një studim i publikuar në revistën “Journal of pediatrics” i cili është kryer nga “Baylor college of medicine” në Huston. Ata kanë analizuar rëndësinë afatgjatë të acideve yndyrore që ndodhen në qumështin e nënës në aspektin neuropsikologjik.
Omega 3 në shtatzani dhe gjate ushqyerjes me gji
Është shumë i rëndësishëm për një zhvillim të mirë të strukturave nervore, për të ulur rrezikun e abortit si edhe të lindjes prematurë. Nga ana tjetër edhe në gjidhënie ka rëndësi të merret pasi kalon nëpërmjet qumështit tek fëmija dhe për pasojë ndikon në zhvillimin e trurit dhe syve. Ai mund të merret nëpërmjet ushqimeve por edhe nëpërmjet suplementëve shtesë dhe vlen të theksohet se këto të fundit kanë vlera edhe në favorizimin e zhvillimit konjuktivë. Ato nuk përmbajnë mërkur dhe kanë formën e kapsulave të buta xhelatinoze. Janë të përshtatshme për t’u përdorur edhe nga nënat vegjetariane.
Gjithsesi duhet të flisni me mjekun për përdorimin dhe në lidhje me llojin që mund të përdorni pasi në disa raste ato përbajnë vitaminën A e cila nuk duhet të merret në sasi të mëdha pasi rezulton të ketë efekt toksik.
Lexo edhe: Vitamina E dhe perfitimet qe keni prej saj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu