Kur fëmija rritet, krijon shokë, shoqe, shkon në kopsht e shkollë, ai duhet të zotërojë disa aftësi sociale të nevojshme për marrëdhëniet që do të ndërtojë.
Ja çfarë duhet t’i mësoni fëmijëve:
- Mirësjellja
Mësojini fëmijës suaj fjalët magjike si “të lutem” dhe “faleminderit”. Ekspertët theksojnë se përdorimi i këtyre fjalëve në situatat e duhura përcjell mirësi dhe respekt.
- Të ketë aftësi komunikimi
Është e rëndësishme që fëmija juaj të jetë në gjendje të bëjë si duhet një bisedë duke prezantuar veten me edukatë, duke mbajtur kontaktin me sy me bashkëbiseduesin dhe duke dëgjuar.
- Mund të menaxhojë emocionet
Do të ketë raste kur fëmija juaj mund të ndihet i shqetësuar dhe dëshiron të bëjë skena të papërshtatshme. Kjo nuk është sjellja e duhur, prandaj mësojini fëmijës t’i kontrollojë emocionet në situata të caktuara.
4.Të ketë durim
Kjo lidhet edhe me kontrollin e emocioneve. Durimi është një vlerë e rëndësishme. Ju mund ta theksoni këtë virtyt duke i kërkuar fëmijës që të presë në radhë.
- Të kërkojë falje kur është e nevojshme
Të kërkosh falje kur bën gabime është një aftësi shumë e rëndësishme që fëmija juaj duhet ta mësojë. Ata së pari duhet të pranojnë gabimin e më pas të kërkojnë falje.
- Të mos thotë po për gjithçka
Mund të jetë e rrezikshme nëse fëmija juaj është pasiv dhe pajtohet me gjithçka – ata mund të dorëzohen në presionin e bashkëmoshatarëve në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të jenë kokëfortë dhe të refuzojnë çdo ide, por duhet të gjejnë një ekuilibër.
- Të pranojë “jo” si përgjigje
Mësojini fëmijës se jo gjithmonë mund të marrin atë që dëshirojnë. Por gjithmonë jepini një arsye përse po i thoni jo.
- Të ndjekë rregullat
Fëmija juaj, që i vogël dueht të mësohet të ndjekë rregullat dhe të respektojë udhëzimet. Kjo i përgatit ata për periudhën kur do të shkojnë në shkollë, apo më vonë kur të fillojnë punë.
- Të ketë besim
Është mirë t’i mësosh fëmijës të jetë i sigurt. Kjo do të thotë të pranosh pikat e tij të forta dhe të dobëta. Ata duhet të jenë në gjendje të pranojnë komplimentet, pasi do t’i motivojnë edhe më shumë.
- Nuk është turp të kërkojë ndihmë
Nuk është e pazakontë që fëmijët e vegjël të jenë të turpshëm ose të shqetësuar për të kërkuar ndihmë, veçanërisht nga njerëz që nuk janë shumë të njohur për ta. Shpjegojini fëmijës se është krejtësisht e natyrshme të kenë nevojë për ndihmë, pasi jo gjithçka mund të bëhet vetë.
Lexo edhe: 3 tipet kryesore te prinderimit
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu