3 tipet kryesore te prinderimit

0 0

Të gjithë prindërit kanë mënyra të ndryshme prindërimi dhe në varësi të kësaj mund të përcaktohet edhe sjellja e fëmijës.

Sipas Vip parents, stili i prindërimit mund të jetë 3 llojesh

  • Stili “i lejuar”

Prindërit që përfshihen brenda këtij stili janë të përgjegjshëm dhe të përfshirë në jetën e fëmijës, por nuk kanë shumë kërkesa prej tyre, ata i japin udhëzime dhe rregullat fëmijës dhe janë disi tolerantë. Prindërit shmangin edhe përballjet me fëmijën duke mos vepruar ashper ndaj kundershtimit te femijes. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë këtë stil janë përgjithësisht më pak të lumtur  dhe kanë probleme më të mëdha në menaxhimin e situatave. Ata mund të kenë probleme edhe në lidhje me autoritetin e tyre kur të shkojnë në shkollë.

  • Stili “autoritar”

Këta prindër karakterizohen si të rreptë dhe mes tyre dhe fëmijës ka pak dialog dhe shumë rregulla të cilat priten të ndiqen me përpikmëri pa asnjë kundërshtim. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë këtë stil karakterizohen si të bindur dhe të aftë. Megjithatë, ata vlerësohen si më pak të lumturit, me më pak aftësi sociale dhe vetëvlerësim.

  • Stili “demokratik”

Ata janë disi më të balancuar, dhe presin që të ndiqen rregullat nga fëmija, por në disa raste të bëhen edhe përjashtime nëse është vërtet e nevojshme. Ata nxitin shumë të qënin të pavarur dhe eksplorimi, sigurisht brenda kufijve normal. Këta prindër i kuptojnë ndjenjat dhe emocionet e fëmijës dhe kërkojnë gjithmonë të nxitin rritjen apo zhvillimin e shëndetshëm të tij. Fëmijët, prindërit e të cilëve praktikojnë prindërimin demokratik janë të balancuar, të lumtur, të aftë dhe të suksesshëm.

Çfarë stili prindëror funksionon më mirë me fëmijën tuaj?

Studimet kanë treguar se prindërit që përdorin një stil demokratik të prindërimit nxjerrin në jetë fëmijë të cilët janë emocionalisht më të shëndetshëm, kanë vetëbesim më të madh dhe më shpesh të suksesshëm në shkollë. Çelësi për të përshtatur strategjitë e prindërve tek fëmija është mbajtja e një balance të mirë midis përgjegjësisë, qëndrueshmërisë dhe tolerimit.

Lexoni edhe: 5 rastet kur prinderit nuk duhet te shqetesohen per femijet e tyre

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X