Kur bëheni me fëmijë, atëherë kuptoni shqetësimet e prindërve të tjerë për rritjen dhe kujdesin e të vegjëlve. Megjithatë, ka disa raste kur nuk duhet të shqetësoheni shumë, sepse janë faza normale nëpër të cilat kalojnë fëmijët.
Mos u shqetësoni më për këto aryse:
- Fëmija mësohet keq
Mund të keni dëgjuar më të vjetrit që ju thonë të mos qëndroni shumë afër fëmijës, të mos e mbani në krahë kur qan, sepse e mësoni keq. Në fakt nuk është kështu, sa më shumë t’i qëndroni pranë, aq më e fortë behet lidhja mes jush.
- Reflekset e pazakonta të të porsalindurit
Të sapolindurit janë vërtet mahnitës. Ata lindin me disa reflekse, si për shembull refleksi për të thithur gjirin tuaj. Mos u shqetësoni kur i shikoni të bëjnë reagime të pazakonta, por do të ishte mirë t’i fotografoni sepse këto reflekse zhduken pas rreth 6 muajve.
- Temperamenti shumë i gjallë i fëmijës
Nëse fëmija juaj është aktiv, reagon ndaj çdo stimuli, kjo nuk është aryse për t’u shqetësuar. Rezulton se këta tipa fëmijësh bëhen udheheqës të mirë në të ardhmen, kanë fantazi të zhvilluar dhe mendojnë ndryshe nga shumica.
- Vonesa për të shkuar në shkollë
Fëmijët mësojnë më shumë përmes lojërave sesa në shkollë. Pandaj, mos u ngutni t’i çoni herët në shkollë. Përqëndrohuni më shumë që ata të jenë të zënë me aktivitete argëtuese dhe edukative.
- Dashuria e madhe e fëmijës për dinosaurët, trenat, kukullat etj.
Shumë fëmijë kalojnë nëpër një fazë ku ata janë me të vërtetë të interesuar në lodra ose objekte të caktuara. Studiuesit tregojnë se kjo dashuri intensive është në të vërtetë një mënyrë e rëndësishme e të mësuarit. Fëmijët ndërtojnë aftësi thelbësore si vëmendja, përpunimi i informacionit dhe besimi në aftësitë e tyre.
Lexo edhe: Kur duhet te shqetesohemi ne lidhje me zhvillimin e bebit?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu