Reflekset e te porsalindurit

0 0

Shumica e aktivitetit të bebit tuaj në javët e para është refleksive. Refleksi më i dukshëm është ai i frymëmarrjes. Të porsalindurit marrin frymë për herë të parë, edhe pa u prerë ende kordoni i kërthizës, që ofron oksigjen. Kur ju fusni gishtin tuaj në gojën e bebit, ai e thith pa u menduar (refleksi i thithjes). Kur i bie drita mbyll sytë, sepse reflekset “i thonë” të bëjë kështu. Ai ka lindur me shumë përgjigje të tilla fizike jo të qëllimshme ndaj një ngacmimi të caktuar, disa prej të cilave do t’i ngelen për muaj të tërë, ndërsa të tjera largohen pas disa javësh.
Në disa raste reflekset kthehen në sjellje të vullnetshme. Për shembull ,bebi juaj ka lindur me refleksin e ‘’rrotullimit’’, që i lejon të kthejë kokën në drejtim të dorës, nëse i prekni faqen apo buzën. Kjo e ndihmon të gjejë thithin për të pirë. Në fillim ai kthen kokën nga një anë në anën tjetër, derisa takon thithin dhe e kap. Pas tre javësh ai vetëm kthen kokën dhe lëviz gojën në pozicionin e thithjes.
Thithja
Thithja është një refleks që zhvillohet që para lindjes. Gjatë një ekografie të bërë gjatë shtatëzanisë mund të shihni bebin tuaj të thithë gishtin. Pas lindjes, nëse një thith (ose diçka e ngjashme) takon gojën e bebit, ai automatikisht fillon të thithë. Kjo ndodh në dy faza. Në fillim ai vendos buzët rreth areolës dhe thithin ndërmjet gjuhës dhe qiellzës. Pastaj fillon faza e dytë, në të cilën gjuha lëviz nga areola te thithi.
I gjithë ky proces ndihmohet nga thithja që siguron gjiri në gojën e bebit. Koordinimi i këtyre lëvizjeve ritmike thithëse me frymëmarrjen dhe gëlltitjen është disi i vështirë për një të porsalindur. Kështu megjithëse ky është një veprim refleksor.Por, jo të gjitha bebet thithin mirë në fillim. Me kalimin e kohës kjo aftësi përsoset. Ndërkaq rrotullimi i kokës, thithja dhe futja e gishtit në gojë bëhen më pak reflektive dhe më shumë të qëllimshme. Fëmija fillon të përdorë këto lëvizje për të qetësuar veten. Kur ju qëllon të shihni se si përpiqet fëmija të thithë çarçafin apo grushtin e tij, duhet ta ndihmoni në këto përpjekje për t’u qetësuar, duke i futur gishtin në gojë ose duke i dhënë biberonin gënjeshtar. Përveç tre reflekseve të mësipërme, ekzistojnë dhe pesë të tjera të cilat zakonisht shfaqen tek bebet e lindura në kohë.
Cilat janë këto reflekse?
Refleksi i “Moros”
Kur dikush e tremb, zakonisht foshnja ngre të dy krahët mbi gjoks, sikur po mbahet diku, dhe mund të qajë duke hapur sytë fort. Ky refleks arrin kulmin e shprehjes së vet në fund të muajit të parë të jetës dhe fillon të dobësohet në fund të muajit të dytë të jetës.
Refleksi i të notuarit
Kuptohet kur e mbani beben horizontalisht barkas, krahët dhe këmbët e tij hapen anash.
Refleksi i kapjes
Provokohet sa herë që ju prekni pëllëmbën e fëmijës. Në këtë rast sapo e prekni pëllëmbën, gishtat e tij mblidhen sikur do të kapet fort.
Refleksi “Babinski”
Kur ju ngacmoni shputën e këmbës së fëmijës, ai hap gishtat e këmbëve.
Ecja ‘’automatike’’
Natyrisht ai nuk mund ta mbajë peshën e trupit të vet si të rriturit, por i mbajtur nga krahët ai shkëmben këmbët sikur do të ecë, kur këmbët vendosen në një sipërfaqe të sheshtë. Ky refleks zhduket nga muaji i dytë i jetës, por rishfaqet si një sjellje e qëllimshme nga fundi i vitit të parë të jetës. Këto pesë reflekse nuk luajnë ndonjë rol tek bebi, por janë të dobishme si shenja të funksionimit normal të trurit dhe trupit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X