Cilat janë gjërat që duhet të bëjë fëmija im në këtë moshë? A është normale që fëmija im e bën këtë apo nuk e bën atë gjë? Shqetësimet e nënave duket se janë të shumta të lidhje me këtë aspekt dhe për këtë arsye po ju sjellim disa nga veprimet që konsiderohen si problematike nëse fëmija nuk i bën. Konsulta me mjekun është vendimtarja!
Shkoni tek mjeku nëse bebi 4 muajsh:
- Nuk përgjigjet ndaj tingujve të lartë;
- Nuk i buzëqesh personave që i ka përzemër por që nuk janë familjarët e tij;
- Nuk tenton të kapë lodrat si edhe të ndjekë objektet me sy;
- Nuk e mban kokën lart vetë si edhe nuk belbëzon.
Shkoni tek mjeku nëse bebi juaj 8 muajsh:
- Nuk bën disa lëvizje si edhe nuk e ka refleksin Moro
- Muskujt nuk janë të tonifikuar mjaftueshëm dhe këmbët nuk e mbajnë dot peshën e trupit, si edhe nëse nuk e mban kokën mirë ndërsa është ulur;
- Nuk tregon interes apo afeksion ndaj personave që e duan;
- Diçka duket sikur nuk shkon tek sytë e tij, nuk e ndjek diçka me sy edhe nëse kalon para tij, ka shumë lotim të syve;
- Nuk i përgjigjet tingujve;
- Nuk shkon të kapë objektet apo t’i vendosë në gojë;
- Nuk ka fituar aftësi fizike si për shembull të qëndruarit ulur;
- Ka shumë vështirësi për të bërë një gjumë disi të qetë gjatë natës;
- Ka ende shumë kolika të pangushëllueshme;
- Nuk përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj me anën e veprimeve apo zhurmave.
Lexo me shume mbi reflekset e bebes: Reflekset e bebes
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu