Cila është natyra e reflekseve të foshnjave?
I sapolinduri nuk është një organizëm “kokëbosh”. Perveç të gjithave, ai ka disa reflekse bazë që janë gjenetikisht të ngarkuara për të siguruar mbijetesën. Për shembull, i sapolinduri nuk ka frikë nga uji, ai në mënyrë natyrale merr frymë për të nxjerrë jashtë ujin. Reflekset udhëheqin lëvizjet e të sapolindurit, të cilat janë automatike dhe përtej kontrollit të të sapolindurit. Reflekset janë reagime automatike që nuk përfshijnë domosdoshmërisht direkt funksionimin e niveleve te larta të trurit. Ato formohen si reagim ndaj stimujve të caktuar dhe i sigurojnë foshnjave përgjigje të përshtatshme me mjedisin, përpara se ata të kenë mundësi t’i mësojnë. Reflekset më të shpeshta të foshnjave, stimujt ndaj të cilëve ato reagojnë, përgjigjet e foshnjave dhe modeli i zhvillimit janë paraqitur më poshtë në formën e një tabele:
Reflekset | Stimulimi | Pergjigjja e foshnjave | Modeli i zhvillimit |
Kapsitja e syve | Shkreptimë ose dritë apo furi ajri | Mbyll të dy sytë | I përhershëm |
Babinski | Goditje/ledhatim në shputën e këmbës | Mbledh të dy këmbët, lëviz gishtin e madh | Zhduket pas muajit të 9-të ose 12-të |
Shtrëngimi | Prekje e pëllëmbës së dorës | Shtrëngohet | Shfaqet dobët pas muajit të 3-të, zhduket në muajin e 12-të |
Moro | Stimulime të papritura si dëgjimi i zërave të lartë | Krahët mbrapa, kthim i kokës, vërvit krahët dhe këmbët dhe i mbledh në mënyrë të menjëhershme | Zhduket pas 3-4 muajsh |
I thithjes | Sa i vihet dicka në buzë e thith | Thith në mënyrë automatike | Zhduket pas 3-4 muajsh |
I notit | Foshnja fut fytyrën në ujë | Bën lëvizje të koordinuara noti | Zhduket pas 6-7 muajsh |
Kthimi i qafës | Foshnja kthehet në shpinë | Lëviz duart për t’u kthyer pas | Zhduket pas 2 muajsh |
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu