Noti dhe femijet, ne uje behen me inteligjente

0 0

Noti është shumë i rëndësishëm për fëmijët pasi ai jo vetëm që forcon kockat, por sipas një studimi të bërë ky aktivitet sportive është në gjendje të përmirësojë aftësitë konjuktive (njohëse) të fëmijëve të vegjël, përqëndrimin e tyre dhe vetvlerësimin. Noti për fëmijët është gjithashtu një burim i vlefshëm i mirëqënies dhe rritjes, pasi forcon edhe muskulaturën e trupit.
Këto përfundime kanë dalë pas një studimi të bërë për rreth 3 vjet në rreth 7.000 fëmijë me moshë rreth 5 vjeç. Ja pse mjekët zakonisht i këshillojnë nënat të regjistrojnë fëmijët në kurse noti që në moshë të vogël. Por jo gjithmonë është e lehtë të bindësh fëmijën të fillojë këtë aktivitet sportive.
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë për t’i mësuar notin fëmijës:
1- Mos përdorni metoda impulsive

Në “takimin” e pare të fëmijës me ujin nuk duhet të tregoheni impulsivë. Nuk është e nevojshme ta hidhni fëmijën ne det apo pishinë për ta bërë të notojë, pasi këtë duhet ta bëni duke ndjekur disa hapa të ngadaltë. Në fillim bëni një shëtitje në bregdet, më pas futuni bashkë me fëmijën derisa uji t’ju vijë në mes pse jo edhe të luani me top dhe më pas t’i vendosni kamardaret në krahë. Gjithçka duhet të jetë sa më natyrale.
2- Mos u nxitoni
Ju nuk duhet të pretendoni që fëmija të mësojë që në fillim si duhet bërë hedhja e krahëve. Në këtë fazë do të ishte më mirë t’i mësonit atij notin “stil qeni”, i cili konsiston në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve në të njëjtën kohë.
3- I mësoni si të bëjë një frymëmarrje të rregullt
Frymëmarrja është shumë e rëndësishme dhe duhet të mësohet gradualisht. Si fillim futuni bashkë me fëmijën derisa uji të arrijë pak sipër gojës së fëmijës, mësoheni të shfryjë sikur është duke fikur qirinjtë e tortës, dhe më pas e mësoni si të zhytet deri tek hunda. Vetëm në momentin që ai do të ndihet gati dhe i sigurt duhet të aprovoni zhytjen e tij me kokë. Në këtë rast do t’ju vinin në ndihmë syzet e notit.
4- Në momentet e para të futjes në ujë e mbani nga hijet, me kokën poshtë në mënyrë që t’i mësoni lëvizjet e krahëve dhe më pas të këmbëve, sikur është duke pedaluar. Kur ta shikoni që fëmija është i sigurt dhe i bindur mund ta lëshoni, por duke i qëndruar gjithmonë shumë pranë.
5- Kur fëmija të ketë mësuar të lëvizë, mund t’i hiqni fillimisht një kamardare nga njëri krah dhe më pas tjetrin, duke e bërë fillimisht të notojë mbi një dyshek.
6- Krahet dhe kamardaret e tjera në fillim janë shumë të domosdoshme kjo derisa fëmija të mësojë si duhet të notojë. Ato hiqen gradualisht duke festuar me fëmijën çdo herë që ai mëson të bëjë një pjesë të proçesit pa ndihmën tuaj. Ky është një hap drejt autonomisë.
7- Fëmija duhet të bëhet “aleat” me detin. Ai duhet ta ndjejë atë si një mik, duke mos notuar kundër tij por bashkë me të.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X