Yoga për fytyrën mund t’ju bëjë të dukeni 3 vite më të rinj

Ju e dini se stërvitja mund të ndihmojë që trupi juaj të duket i shëndetshëm dhe më i ri ndërsa plakeni.




0 0

Tani, dermatologët thonë se një regjim i ushtrimeve të fytyrës mund të ketë përfitime të ngjashme që nga pjesa e qafës dhe sipër. Gratë që ndoqën një rutinë 30-minutëshe me  “yoga të fytyrës” disa herë në javë, dukeshin gati tre vjet më të reja pas 20 javësh, sipas një hulumtimi të botuar në JAMA.

Interesimi për të ashtuquajturën yoga të fytyrës është rritur vitet e fundit, kryesisht për shkak të pretendimeve se mund të “rinojë fytyrën e plakur, me sa duket duke nxitur rritjen themelore të muskujve”, kanë shkruar autorët e studimit të ri. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur studime klinike të publikuara për të vlerësuar nëse këto lloj ushtrimesh me të vërtetë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe tiparet e fytyrës.

Kështu, dermatologët dhe studiuesit nga Universiteti Northëestern u bashkuan me Gary Sikorski, krijuesin e Happy Face Yoga, për të provuar teknikën e tij në një grup të vogël të grave të moshës së mesme që donin të dukeshin më të reja. Gratë ishin midis 40 dhe 65 vjeç dhe kishin atrofi të butë dhe të moderuar të fytyrës – që me fjalë të tjera nënkupton një fytyrë më të lodhur dhe më të rrudhur që lidhet me plakjen dhe dëmtimin nga dielli.

Pjesëmarrësit e studimit morën pjesë në dy seanca trajnimi me vetë Sikorski dhe mësuan 32 ushtrime të veçanta të fytyrës që secilit i duhen për t’I kruer në rreth një minutë. Ata u udhëzuan të bënin këto ushtrime në shtëpi çdo ditë për tetë javë. Pas kësaj, atyre iu tha që të vazhdojnë të ushtrojnë çdo ditë tjetër.

Pjesëmarrësit u fotografuan në fillim të studimit, pas tetë javësh , dhe në fund të 20 javëve. Më pas, fotografitë iu treguan dermatologëve që nuk dinin renditjen në të cilën ishin bërë. Ata u pyetën të vlerësojnë 19 tipare të ndryshme të fytyrës dhe të vlerësojnë moshën e gruas në secilën fotografi.

Sipas vlerësimeve të dermatologëve, faqet e grave  u bënë më të plota gjatë studimit. Gratë gjithashtu u dukën më të reja deri në fund të programit: Mosha mesatare e perceptuar e pjesëmarrësve ishte 50.8 para fillimit të regjimit të stërvitjes, 49.6 pas tetë javësh, dhe 48.1 pas 20 javësh.

Autori kryesor thotë se ushtrimet e fytyrës përmirësojnë pamjen, sepse ato zgjerojnë dhe forcojnë muskujt e fytyrës. “Fytyra bëhet më e fortë dhe më e tonifikuar dhe e formësuar si një fytyrë më e re,” tha ai në një njoftim për shtyp.

Tonifikimi I muskujve është i rëndësishëm, thotë ai, pasi lëkura humbet elasticitetin ndërsa plaket dhe qeskat  yndyrore midis lëkurës dhe muskujve — të cilat i japin fytyrës formën e saj — bëhen më të holla dhe fillojnë të rrëshqasin, duke i dhënë fytyrës një pamje më të rënë. Ndërtimi i muskujve nën lëkurë  mund të sigurojë një forcim të mirëfilltë për lëkurën.

Duke supozuar se gjetjet janë konfirmuar në një studim më të madh, individët tani kanë një mënyrë me kosto të ulët, jo toksike për t’u dukur më të rinj ose për të rritur trajtime të tjera kozmetike ose anti-plakje.

Gratë në studim gjithashtu raportuan se ishin shumë të kënaqura me rezultatet e rutinës së tyre të ushtrimeve të fytyrës dhe vunë re përmirësime në pothuajse 19 zonat e fytyrës të vlerësuara nga dermatologët. Megjithatë, kjo rutinë kërkon kohë dhe mund të mos funksionojë njëlloj për të gjithë: Nga 27 gra që fillimisht u regjistruan në studim, 11 u larguan para përfundimit të saj.

Lexo edhe: Yoga gjatë shtatzënisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X