Lëkura plaket sepse humb yndyrën

0 0

 

Gjatë viteve, lëkura tenton të humbasë aftësinë për të prodhuar yndyrë dhe për të mbrojtur veten nga infeksionet. Kjo u zbulua nga një studim i hulumtuesve në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Zhdukja e aftësisë së fibroblastëve për t’u kthyer në yndyrë ndikon në mënyrën se si lëkura lufton me infeksionet dhe e gjithë kjo e bën lëkurën të duket e vjetër dhe e plakur.

Roli i fibroblasteve

Shkencëtarët shpjegojnë se fibroblastet dermale janë qeliza të specializuara të lëkurës që prodhojnë indet lidhës dhe nxisin shërimin e plagëve. Disa fibroblaste kanë aftësinë për t’u kthyer në qeliza yndyre, që i japin lëkurës një pamje të freskët dhe të re. Ata gjithashtu prodhojnë një peptid që luan një rol kyç në luftimin e infeksioneve. Por gjatë plakjes, fibroblastet ndalojnë shndërrimin në qeliza yndyre dhe bëhen të paafta për të luftuar infeksionet. Fëmijët kanë shumë lloje yndyre nën lëkurë dhe kjo ndihmon lëkurën për të luftuar kundër disa lloje infeksionesh. Nga ana tjetër, me moshën, fibroblastet e lëkurës humbin këtë aftësi dhe aftësinë për të formuar yndyrë nën lëkurë: pra lëkura duket e vjetër kryesisht për shkak të humbjes së yndyrës.

Shtimi në peshë nuk është i nevojshëm

Çfarë duhet të bëni atëherë që të keni një fytyrë që është gjithmonë e re? Autorët shpjegojnë se përpjekja për të shtuar në peshë për të kthyer fibroblastet e lëkurës në qeliza të yndyrës nuk është e domosdoshme: obeziteti, përveç vënies së shëndetit në rrezik, gjithashtu ndërhyn me aftësinë për të luftuar infeksionet. Gjatë studimit, megjithatë, hulumtuesit zbuluan shkakun e humbjes së kapaciteteve të fibroblasteve. Në të vërtetë, ata zbuluan se një proteinë që kontrollon shumë funksione qelizore, të quajtura faktor i transformimit të rritjes beta (Tgf-β), pengon që fibroblastet dermale të kthehen në qeliza të yndyrës dhe të prodhojnë një peptid antimikrobial të quajtur katelicidinë që ndihmon në mbrojtjen kundër infeksioneve bakteriale.

Lexo edhe: A eshte e vertete se lekurat e yndyrshme rrudhosen me pak?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X